Prokuroria e Apelit të Selanikut ka lëshuar sot një urdhër arresti evropian për çobanin shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 22-vjeçare greke , një javë më parë në plazhin e Chalkidhikisë.
48-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili rezulton i zhdukur prej ditësh, është autori kryesor i dyshuar për përdhunimin e grekes.
Kujtojmë se autoritetet helene gjetën gjurmë nga ADN-ja e çobanit te trupi i 22 vjeçares.
Sipas informacioneve për protothema.gr, ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon denoncimin e 22-vjeçares, e cila ka akuzuar çobanin shqiptar për përdhunimin e saj./m.j