• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përdhunimi i 15-vjeçares në Tiranë/ Gazetarja tregon detaje tronditëse: Shfrytëzimi ishte ‘hit’ në gojët e lagjes, por…

by A R
31/05/2020 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje shokuese u bë publike ditën e djeshme ku një 65-vjeçar në Tiranë, kishte abuzuar seksualisht me një të mitur dhe e kishte filmuar atë.

Filmimin dyshohet se ua ka dhënë dhe 3 personave të tjerë, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, në po të njëjtën lagje, të cilët abuzuan seksualisht me te miturën pasi e shantazhonin me publikimin e videos.

Gazetarja shqiptare e kronikës Anila Hoxha, tregon detaje të reja rreth historisë së 15-vjeçares ku dyshohet se është përdhunuar nga 65-vjeçari.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tregon se historia rrënqethëse e minorenes qarkullonte si “hit” në gojët e lagjes, por ky informacion nuk ishte mësuar vetëm nga policia.

Postimi i plotë i gazetares:

Javet e fundit prinderit e 15 vjecares te abuzuar seksualisht e kaluan duke fshire neper muret e lagjes emrin e saj. E gjithe lagjia ku emri katergermesh i femijes ka zene muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe perse. Te gjithe e dinin, pervec policise dhe familjes. Shfytezimi i gjimnazistes tregohej prej nje viti si nje ‘hit’ neper gojet e lagjes dhe te shkolles, mes banoresh e fqinjesh, ku disa e pershkruanin si “femija i perhedhur”. Ndersa te tjeret e pershkruanin 65 vjecarin si monstra qe u tregonte fotografite dhe videot e te mitures duke u mburrur ” shikojeni kete”.

Por ky informacion nuk kishte mberritur ne veshet e vulosur te policise. Ne veshet e askujt, as te agjenteve te krimeve, as te patrullave qe pijne birra ne lokalin perballe shkolles dhe nuk shikonin te afishuar ngado emrin e S, apo te shikonin se si nje vajze kalohej dore me dore dhe si nje i moshuar nderkohe tregonte videon ne serviset e makinave te lagjes, ne birrari, dhe tek te tjere aty qe pastaj ktheheshin ne shtepi dhe ruanin femijet e tyre duke patur parasysh se nje tragjedi po luhej me femijen e komshiut. Edhe mesuesit e shkolles ne lagjen ne periferi te Tiranes nuk dinin gje. As psikologet nuk dinin gje, ndonese profili i rojes ishte aq i diskutueshem sa ai u perzu prej aty.  As oficeret e sigurise qe paguhen nga Ministria e Arsimit. Roja  i shkolles njihet ne lagje per profilin e tij te diskutueshem. Por ai u hoq nga puna jo per kete gje, por pasi ishte punesuar aty se bashku me gruan dhe djalin. Emri i S. dhe sharjet per te nderkohe te vrasin syte , ne hyrje te shtepise se saj ne te dy krahet, ne muret e shkolles, ne muret e lagjes. Prej nje viti  eshte shkruar emri i vajzes dhe ne anglisht ‘mireserdhe ne ferr’. Prinderit nuk ja dolen ta mbulonin me gelqere emrin e femijes se tyre qe perdhunshem u shkarravitej  prej muajsh POR vetem ata spo dinin se perse emri i te mitures po vulosej si ‘A” e turpit te shoqerise sone. Kete te diele ja kushtova S. Nje banore me thote duke tundur koken se femija doli duarsh per faj te prinderve qe nuk e kontrollonin. ‘E dinim te gjithe kete gje- thote nje tjeter. Videot e vajzes qarkullonin ngado. I moshuari doli mendsh kur prinderit e mbyllen femijen ne shtepi dhe ajo nuk po dilte me”. Pasi ata denoncuan, dhe kater banore te lagjes u arrestuan, mes tyre adoleshente dhe ish roja, prinderit jane ngujuar brenda ne shtepi. Poshte pallatit te tyre qendron nje grup te rinjsh, me ne krye djalin e te akuzuarit si perdhunues. Skandal. Presion fare i hapur. Ndonese jane te afermit  e ketij  65 vjecari qe e perzune nga familja disa muaj me pare, per te kundershtuar sjelljen e tij. Skandal i paprecedente mungesa totale e informacionit te shkolles, policise, a kujdto tjeter qe paguhet dhe ka per detyre te mbroje e te ruaje femijet dhe nxenesit ne shkolla. Nje skandal i tille nuk kishte nevoje te zbulohej nga kallzimi i dy prinderve qe per shkaqe te ndryshme iu drejtuan policise , atehere kur emri i femijes se tyre, dhe video e femijes se tyre po postohej ngado. Nje skandal i tille ishte zbuluar prej nje viti nga banoret e lagjes ne periferi te Tiranes, kur shikonin femijen duke u ngjitur ne nje shtepi qe i perkiste dikujt qe jeton ne Greqi , kur e shikonin tu nenshtrohej edhe te rinjve te tjere aty. Dicka po ndodhte, por qe policia ta merrte vesh duhet se pari qe qytetaret ta besojne.

Skandal i paprecedente qe pavaresisht zerave ne lagje, asnje nga perfaqesuesit e shkolles nuk e referoi ceshtjen ne polici. Skandal i paprecedente qe i afermi i nje abuzuesi vazhdon te qendroje poshte shtepise se dy prinderve qe tashme jane te rrezikuar dhe kane frike te dalin, pasi kater te dyshuar ne lagje jane arrestuar per abuzim sexual

Skandal qe disa ore pas shperthimit te kesaj bombe , vec versionit te policise nuk ka asnje deklarate nga bukuroshja e Ministrise se Arsimit, ku i ka psikologet e shkolles, ku eshte stafi pedagogjik i kesaj shkolle? Skandal qe familja eshte braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje. Ata jane te kercenuar. I pashe sot dhe e deshmoj kete gje.

Next Post
Endri Fuga i përgjigjet Bardhit: E vërteta e avionit të “Air Albania” që përdor qeveria

Endri Fuga i përgjigjet Bardhit: E vërteta e avionit të "Air Albania" që përdor qeveria

Comments 1

  1. Dana says:
    6 years ago

    Zoti LIeshi po rezulton i deshtuar ,turperisht…!!

    Reply

Leave a Reply to Dana Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In