• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përdhunimi i 23-vjeçares në Durrës? E ëma: Ka shenja dhune në trup

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Edhe pas versionit të policisë se vajza 23­vjeçare në Durrës nuk është dhunuar as fizikisht e as seksualisht prindërit e saj pretendojnë të kundërtën. Nëna e vajzës tregon fotot me shenjat e dhunës në trupin e së bijës, duke akuzuar policinë për mashtrim. Sipas saj, të mohosh shenjat e dhunës në trupin e vajzës sime është një krim i dytë akoma më i rëndë se i atyre që e luajtën nga mendtë e kokës dhe e çuan në psikiatri. Ajo thotë se vajza ka një plagë të madhe poshtë mjekrës.

“Ajo mund të jetë goditur me thikë ose kaçavidë ose me një mjet tjetër mprehës. Desara ka shenja dhune në të gjithë trupin dhe unë jua vërtetoj këtë”. Kështu u shpreh dje Nevruze Çoniku, nga lagjja nr.15 e qytetit të Durrësit, në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”. Psikiatrik të Elbasanit. Ata pohuan se “vajza kishte shenja dhune në trup” dhe se “kjo i është referuar policisë së Durrësit që në momentin kur e solli këtu”. Ndërkaq, mjeku psikiatër i Durrësit, Gazmend Rrahmani tha se 23­ vjeçarja ka ardhur në gjendje të rënduar mendore dhe për këtë arsye plotësoi kartelën për në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. “Vajza u paraqit në poliklinikë e shoqëruar nga policia. Fillimisht ajo kishte qenë në maternitet për ekspertizë mjeko­ligjore, dhe më pas e sollën tek unë. Ajo kishte pësuar trauma dhe ishte në gjendje të rënduar mendore. Nuk e di çfarë i kishte ndodhur, por nuk na lejoi t’i bënim as qetësues. Diagnoza ishte ‘Çrregullim psikotik’ dhe ende nuk dihen shkaqet”, – deklaroi Rrahmani.

Misteri i një “babysitter”

Si përfundoi në çmendinë Desara Çoniku?! Ngjarja e ndodhur më 23 gusht të këtij viti është e mbuluar me mister. Kjo për faktin se dëshmitë tronditëse të dhëna nga prindërit e saj hidhen poshtë nga policia e Durrësit. Blutë këmbëngulin se vajza nuk është dhunuar. Ndërsa, nëna e së resë dëshmon të kundërtën. Ditën e djeshme, Nevruze Çoniku solli në “GSH” një foto të së bijës, ku duket qartazi një shenjë plage nën mjekër. 45­ vjeçarja i ka bërë disa foto në spital së bijës. Sipas saj, vetëm ata që nuk kanë sy nuk mund t’i shohin shenjat në trupin e Desarës.

“Vajza kishte plagë edhe në afërsi të sqetullave, në krahë, në kurriz e në të gjithë pjesën e fundshpinës. Unë kam një mesazh për ata që duan të fshehin të vërtetën e asaj që i ndodhi sime bije. Për ata që nuk vënë para drejtësisë autorët e krimit: Ta përjetojnë te fëmijët e tyre. Dhe më pas të besojnë dhimbjen time prej nëne”, – tha Nevruze Çoniku. Ndërkaq, nëna e 23­ vjeçares u shpreh se dyshon që vajzën ia kanë helmuar. “Pse nuk iu bënë analizat toksikologjike vajzës, për të verifikuar se çfarë i kanë dhënë për të pirë?” – shtoi Çoniku. Ndërkaq, “GSH”, dje u interesua pranë spitalit të Durrësit dhe rezultoi se kjo analizë shumë e rëndësishme, e cila verifikon se çfarë ka konsumuar e reja nuk kryhet në këtë spital. “Kryhet vetëm në Tiranë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thanë mjekët e spitalit të qytetit bregdetar.

ma.me

Next Post
Grabitje me armë në Tiranë, merret xhiro ditore e karburantit te ‘Myslym Shyri’

Grabitje me armë në Tiranë, merret xhiro ditore e karburantit te ‘Myslym Shyri’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In