Përcjellja e Moikom Zeqos/ Fjala e të birit: Doje të shpëtoje vendin, naiv i mrekullueshëm!

Dhjetëra e dhjetëra qytetarë, personalitete, miq e të njohur, politikanë e studiues, nga Shqipëria e Kosova, njerëz të artit e letërsisë, kanë bërë homazhe pranë fotografisë së Moikom Zeqos vendosur në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar. Vendi i ceremonisë, ishte amaneti i fundit i personazhit me poliedrik të ditëve tona.

I biri, Epidamn Zeqo mbajti një eulogji prekëse e të veçantë që rrokte gjithë botëkuptimin dhe trashëgiminë e Moikomit që u shua të hënën ndërsa ndjehej i braktisur nga politika.

“Unik, admironte bukurine e vertete jo kitsch-in”
“Karriera e tij profesionale, ishte e shkurter’
“Te tjere i kendojne politikes , e rrine gojembyllur”
“Politika driteshkruter, kombi do idealizem”

“Duhet nje gjenerate per te unifikuar nje komb”

Testamenti shpirtëror i Moikom Zeqos, lajtmotivi i daljeve publike të gjithë këtyre viteve kur nuk reshti së kërkuari kulture, dije, shtet, sistem vlerësimi dhe ruajtje të identitetin e shenjuesve të tij, u përcoll nga i biri i përlotur.

“Baba, pse nuk u bere pragmatist si te tjeret?”
“Pse ktheve familjen ne Shqiperi në 1997”
“Doje te shpetoje kete vend me 1997, ide naive”
“Shpetimi i vendit, ide e mrekullueshme”

Kolegët e tij të kahershëm në politikë, por edhe politikanë të rinj, çmuan shembullin e tij në vitet kur ishte deputet e ministër Kulture.

Zeqo u shua të hënën nga një sëmundje e rëndë në moshën 71 vjeçare. Autor i dhjetëra librave, studimeve, arkeolog, historian, ish drejtor muzeu e ish ministër Kulture, ish deputet dhe kontribues i Partisë Socialiste, për shumë vite, ai ishte pa punë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com