I biri, Epidamn Zeqo mbajti një eulogji prekëse e të veçantë që rrokte gjithë botëkuptimin dhe trashëgiminë e Moikomit që u shua të hënën ndërsa ndjehej i braktisur nga politika.
“Unik, admironte bukurine e vertete jo kitsch-in”
“Karriera e tij profesionale, ishte e shkurter’
“Te tjere i kendojne politikes , e rrine gojembyllur”
“Politika driteshkruter, kombi do idealizem”
Testamenti shpirtëror i Moikom Zeqos, lajtmotivi i daljeve publike të gjithë këtyre viteve kur nuk reshti së kërkuari kulture, dije, shtet, sistem vlerësimi dhe ruajtje të identitetin e shenjuesve të tij, u përcoll nga i biri i përlotur.
“Baba, pse nuk u bere pragmatist si te tjeret?”
“Pse ktheve familjen ne Shqiperi në 1997”
“Doje te shpetoje kete vend me 1997, ide naive”
“Shpetimi i vendit, ide e mrekullueshme”
Kolegët e tij të kahershëm në politikë, por edhe politikanë të rinj, çmuan shembullin e tij në vitet kur ishte deputet e ministër Kulture.
Zeqo u shua të hënën nga një sëmundje e rëndë në moshën 71 vjeçare. Autor i dhjetëra librave, studimeve, arkeolog, historian, ish drejtor muzeu e ish ministër Kulture, ish deputet dhe kontribues i Partisë Socialiste, për shumë vite, ai ishte pa punë.