• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përçarja në PD, Gështenja: Të ulemi në bisedime, nuk është zgjidhje shkarkimi i Alibeajt!

by
17/01/2023 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Lefter Gështenja thotë se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të vijë përmes iniciativa të tikla, siç mori Ervin Salianji për shkarkimin e kreut të grupit. I ftuar në Report Tv, Gështenja thotë se ka ende mundësi për të ulur në bisedime të gjithë deputetët me njëri-tjetrin dhe për të arritur një zgjidhje.

Në emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti tha se atij nuk i kishin kërkuar firmën për shkarkimin e Alibeajt, por pranon se ka pasur një iniciativë të tillë. Gështenja i ktheu përgjigje edhe akuzave nga grupi i Sali Berishës, të cilëve u tha se askush nuk është i shitur tek Edi Rama, pasi secili ka të drejtë të mendojë ndryshe për çështje të caktuara.

“Nuk dua të bëj albitrin, jam deputet i grupit parlamentar. Të gjithë deputetët janë kolegë të mi që kam komunikim. Në PD duhet pranuar fakti, kush thotë të kundërtën, situata në PD është ndër më të rënda që ka patur në 32 vjet. Nëse flasim që PD është më e bashkuar se kurrë, unë them jo. Më e hapur se kurrë, unë them jo. Ka disa kriza. Përveç krizës politike është kriza e legjitimitetit mes palëve. Nëse dikush thotë a është i dënueshëm veprimi për përjashtim. Në 2023 unë them s’duhet të kemi këto forma. Ky është një vendim i marrë nga kryesia e një viti më parë. Nuk ka njerëz të shitur te Rama. Është tjetër gjë që mendojmë ndryshe, por në fund të fundit ne kemi bindje të djathta. Ne problemin e kemi më Ramën, sa kohë drejtojmë shigjetat me njëri-tjetrin i japim frymë mazhorancës.

Ka patur një lëvizje të tillë. Askush s’më ka kërkuar firmë. Nëse duam bashkimin, ka mënyra. Sic e parashikon statuti, rregullorja. Nëse duam të bashkojmë grupin, të gjithë deputetët e zgjedhur të uleshin bashkë, të diskutonim, secili mund të ketë rezerva. Kjo nuk është normale”, tha Gështenja në Report Tv.

Sipas tij, bashkimi i PD-së nuk ka ardhur deri më tani pasi mungon vullneti nga të dyja palët, ndërsa thekson se do ishte e pafalshme nëse do të dalin në zgjedhje me dy kandidatë, pasi kjo gjë do t’i sigurojë fitoren PS-së.

“Mungesa e vullnetit. S’ka vullnet. Duhet të tolerojnë të gjitha palët. O të bashkëpunojmë për hir të demokratëve për zgjedhjet vendore. Ka kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje. Vajtja me dy kandidatë është marrëzi. Do jetë fitore e sigurt për Edi Ramën”, u shpreh ai.

/e.d

Next Post
Grupi i Alibeajt kërkesë Gjykatës: Apeli të përshpejtojë gjykimin të vendimit të Zhukrit për vulën e PD

Grupi i Alibeajt kërkesë Gjykatës: Apeli të përshpejtojë gjykimin të vendimit të Zhukrit për vulën e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In