• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përçarja e PD-së edhe për Fiter Bajrimin/ Alibeaj dhe Boçi nuk ulen në një tryezë. Ja si e shmangën njëri-tjetrin

by Java News
02/05/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besimtarët myslimanë festojnë sot në mbarë vendin festën e Fiter Bajramit. Por përçarja mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha është reflektuar edhe në këtë ditë feste në qytetin e Elbasanit.

Në pritjen zyrtare të organizuar nga myftiu i Elbasanit, nënkryetari i grupit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe kreu i grupit parlamentar, Enkeld Alibeaj, kanë shkuar të ndarë.

I pari ishte deputeti Luciano Boçi, i cili shoqërohet nga kreu i PD në Elbasan i dalë nga zgjedhjet e e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit.

I pyetur për shkarkimin e Enkeled Alibeajt si kryetari i grupit parlamentar në Kuvendin e PD të mbajtur nga Berisha, ai refuzoi të përgjigjej.

Ndërsa pyetjes nëse po shmangte një takim me Alibeajn, duke shkuar të ndarë në takimin e organizuar nga myftiu, deputeti Boçi tha se nuk kishte dijeni për ardhjen e tij në Elbasan.

Luçiano Boçi: Sot është një ditë feste, për politikë flasim 364 ditë, sot flasim për shpresën, për të mirë, gëzimin dhe lumturinë. Këto do të vijnë bashkë me ngjarjen e tjera që i mirëpresim. Bashkimi është proces, shpresa është proces, dhe të gjitha duhet që së bashku t’i shërbejnë të mirës së vendit.

Pas pak do jetë Alibeaj? Po shmangi një takim me të?

Luçiano Boçi: Jo fare, madje lajmin po e marr nga ju. Do isha shumë i lumtur që bashkë me Alibeajn dhe kryetarin e PD të ishim së bashku në këtë pritje shumë të ngrohtë.

Rreth 30 minuta pas largimit të tij, mbërriti Enkeld Alibeaj i shoqëruar nga deputeti Dashnor Sula.

Alibeaj refuzoi të fliste për politikë dhe nuk komentoi shkarkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha.

Enkeled Alibeaj: Është ditë e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë. Është një ditë për ta vlerësuar, pas një muaj sakrifice, agjërimi. Pata një ftesë nga myftiu i Elbasanit, me shumë dëshirë erdha. Sigurisht më lejoni që në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë.

U vendos shkarkimi juaj?

Enkeled Alibeaj: Është e udhës që për ditë të tilla dhe festa të tilla është më mirë t’i lëmë shqiptarët veçse të gëzojmë. Faleminderit paçi të mira e mirësi.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Po ringjall gjyshin”, nipi i Muhammad Ali hedh KO kundërshtarin që në raundin e parë

VIDEO/ "Po ringjall gjyshin”, nipi i Muhammad Ali hedh KO kundërshtarin që në raundin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In