• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përçarja brenda PD thellohet, Kolegji i kryetarëve ultimatum kryesisë: Nisni zgjedhjen e kryetarit, ose e bëjmë ne! Edhe Basha ka të drejtë të…!

by Java News
06/06/2023 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka dritë jeshile në fund të tunelit për demokratët, të cilët vijojnë të thellojnë përçarjen ndërvedi ndërsa sot pasdite pritet të mblidhet kryesia e PD-së. Përplasja e fundit që ka të bëjë me kohën se kur duhet të zgjidhet kryetari ka nxjerrë në pah divergjencat edhe më të thella.

Kryetar i degës nr.6 të Partisë Demokratike Tiranë, Dashnor Visha në një intervistë me skype në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV me gazetarin Nertil Agalliu, paralajmëron se nëse kryesia e PD-së do të vendosë shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit, siç e kërkojnë deputetët e grupit parlamentar të PD-së, atëherë vendimi i tyre nuk do të njihet nga Kolegji. Ky i fundit do të vijojë hapat në funksion të zgjedhjes së kryetarit të PD-së.

“Një parti nuk mund të funksionojë pa një kryetar. Edhe Basha ka të drejtën e vet për të qenë kryetar i PD-së” thotë Visha për gazetarin Nertil Agalliu

Platformën me pesë pika të propozuar dje nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dhe 16 deputetë të grupit parlamentar demokrat e sheh si zvarritje dhe largim për largim dhe asimilim i strukturave të demokrate

Intervista

Report TV: Sa kryetarë degësh kanë firmosur deklaratën e këshillit të kryetarëve dje?

Dashnor Visha: E them me përgjegjësi, nga 71 degë që ka PD prezent kanë qenë 60 kryetarë degësh.

Report TV: Sa vendimmarrës është kolegji i kryetarëve?

Dashnor Visha: Në bazë të statutit të PD-së, kolegji është organ këshillues por duke pasur parasysh rrethanat kolegji ka mbajtur peshën kryesore të proceseve dhe ka marrë atributet e një organi vendimmarrës sa i takon rëndësisë që kanë vendimet momentale sa i takon zhvillimeve të PD-së

Report TV: Sikur ka tre rryma në PD, a do të bashkohen demokratët për të arritur në një konkluzion

Dashnor Visha: Vendimi sot do i përcillet kryesisë së PD-së. Besoj se do të dëgjohet zëri. Shoh qëndrime të ndryshme por jo divergjenca që mund ti quaj grupime, por fundi fundit kjo është demokracia. Nuk shoh ndonjë ndarje të qenësishme. Kolegji është në vendim unanim për hapjen e procesit deri në zgjedhjen e kryetarit 15 korrik

Report TV: A jeni për rikandidim të zotit Basha

Dashnor Visha: Në cilësinë e deputetit, si dhe të ish kryetarit, Basha ka të drejtën të bëjë takime me demokratët. Personalisht nuk jam për të dhënë emra të personave që kanë të drejtën për të kandiduar. Jam i mendimit që PD prej një viti e ca e ka vuajtur mungesën e kryetarit. Nuk është çështje emrash. Edhe Basha ka të drejtën e vet për të qenë kryetar i PD-së. Një parti nuk mund të funksionojë pa një kryetar.

Report TV: Si e shikoni platformën e grupit PD?

Dashnor Visha: Platforma zvarrit qenien e PD-së pa drejtues, ndërkohë që demokratët janë të tulatur dhe u ka rënë morali. Ata kanë nevojë për drejtues. Vendimi i Kolegjit të kryetarëve është që procesi duhet të nisë nga lart poshtë për zgjedhjen e kryetarit. Çdo vendim tjetër i dalë nga kryesia nuk do të merret parasysh nga kolegji i kryetarëve dhe kolegji do të shikojë mundësinë e çdo hapi tjetër në funksion të zgjedhjes së kryetarit të PD pa u zvarritur me platforma. Çdo zvarritje është largim dhe asimilim i strukturave të demokrate

Report TV: Shikoni dritë në fund të tunelit apo jeni ndarë përfundimisht me Rithemelimin

Dashnor Visha: Ky mund të ishte hap i mirë dhe hap i parë për bashkim. Nuk shohim dritë jeshile dhe deklaratat nuk na japin mundësi për bashkim, gjithsesi dera është e hapur. Jemi për bashkim por fatkeqësisht nuk shoh dritë jeshile./m.j

Next Post
Pas takimit me Kurtin, Vuçiç poston në Instagram: Mezi pres të kthehem në Serbi, ishte ditë e vështirë…

“Dhe varret tona do luftojnë me armiqtë”/ Vuçiç betohet mbi jetën e familjes: Nuk e dorëzoj pushtetin. Nëse ma vrasin djalin...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

August 29, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë!”- Gara për Kryeprokurorin, ‘plas’ në KLP, sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!

August 29, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

August 29, 2026
I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

August 29, 2026
“Wembley” njeh sot finalistin e parë, Champions League gati për spektaklin e supersfidës PSG-Dortmund

Zbardhet kalendari i Champions League, sezoni nis me Real Madrid-Inter! Ndeshjet në grupe nga 8 shtatori deri më 27 janar

August 29, 2026
BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

August 29, 2026
KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

August 29, 2026
Alarm në Vlorë, punëtorët gjejnë një mortajë gjatë pastrimit të kanalit, Policia rrethon zonën

Alarm në Vlorë, punëtorët gjejnë një mortajë gjatë pastrimit të kanalit, Policia rrethon zonën

August 29, 2026
Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

U nda nga jeta dy ditë më parë, përcillet në banesën e fundit artisti dhe studiuesi Kujtim Buza

August 29, 2026
Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com