• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përcaktuam zonat sizmike të Shqipërisë, keni hartografinë”/ Profesori gjeologjisë: Masat antisizmike të bëhen ligje si në Greqi

by Java News
14/12/2019 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut sot Pedagog nderi, shpjegon se shkencëtarët grekë, shqiptarë, italianë etj, kanë bërë studime sizmiologjike e gjeologjike për Shqipërinë, që në vitet ’80, por edhe para se të fillonin punimet për ndërtimin e TAP. Ai nuk e di nëse autoritetet shqiptare i morën në dorë këto studime.

“Dëgjoni, kërkimet shkencore që kryhen fillimisht në laboratore, në territor, prezantohen në kongrese, vonojnë shpesh të arrijnë në administratë dhe si rrjedhim në shoqëri.”

Profesor Pavlidis shprehet skeptik për masat e Shqipërisë që siç thotë dyshon se bazohen te rregullorja e vitit 1959 e Greqisë, rregullore që ka ndryshuar mjaft deri në ditët e sotme. Profesor Pavlidis sugjeron se mënyra më e mirë është që masat antisizmike të bëhen ligje ashtu sic ka ndodhur në vendin e tij.

“Parlamenti grek i atëhershëm vendosi të përditësohet kjo rregullore çdo 5 vjet me të gjitha të dhënat gjeologjike, sizmologjike e mekanike nga ndërtimet. Këto të dhëna në vijim transmetohen tek inxhinierët e ndërtimit, me udhëzimet përkatëse se si duhet ndërtuar në çdo zona, me kritete të caktuara e të ndryshme. Në vitin 1995 u votua në parlamentin grek si ligj shteti, pas tërmetit në Kozanë-Grevena. Për pyetjen tuaj se si u perceptuan njohuritë shkencore në Shqipëri dhe si reaguan autoritetet shqiptare, apo shërbimet kopetente që të marrin masa të ngjashme, rregullore të tilla, këtë nuk e di”

Profesori grek shprehet se nëse Shqipëria do të kishte përgatitur dhe adoptuar një rregullore të ngjashme me Greqinë do minimizonte shumë dëme.

“Objektivi i rregullores antisizmike dhe e studimeve të zonave mikrosizmike, është të kemi minimalizim të dëmeve. Është thuajse e pamundur të eliminohen dëmet pasi atëherë do të kishim ndërtesa jo-ekonomike. Por mund të minimizojmë të kemi dëme sa më të vogla, që ndërtesat të mos bien, të mos shkatërrohen, të mos ketë viktima e të lënduar, dëmet të jenë të riparueshme.”

Profesori grek tërheq vëmendjen se Shqipëria është pa dyshim një zonë sizmike dhe përfshihet në zonat me aktivitet të ngjeshur sizmik. Porosia e tij të cilën e përsërit shpesh gjatë intervistës është që shqiptarët të mos harrojnë atë që ndodhi dhe këtu nuk e ka fjalën për qytetarët por për autoritetet të cilët duhet të marrin masa.

“Unë e dua shumë popullin shqiptar dhe jam i bindur që do e tejkalojë këtë situatë. Por duhen masa e reagim, shkencëtarët tuaj e pastaj pushteti lokal. Mos prisni nga politikanët vetëm, bazohuni tek fuqitë tuaja, mos e lini të harrohet. Shërbimet kopetente të marrin masa mbrojtëse, të krijojnë sisteme mbrojtëse të posaçme. Por kurrë mos harroni!”./ Balkanweb

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In