• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përcaktimi i pensionit minimal, si do të përfitojnë 10 mijë të moshuar

by A R
02/10/2019 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje mbi planin e qeverisë për të rritur mbështetjen ndaj të moshuarve. Një ditë më parë gazeta bëri të ditur se qeveria ka nxjerrë për konsultim Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin 2020-2025, ku parashikohet se pensionet do të rriten në masën 5%. Por synim tjetër i planit është që nga kjo rritje të përfitojnë rreth 10 mijë të moshuar. “Rritje me rreth 5% çdo vit për 5 vite e 10,000 pensioneve të ulëta”, thuhet në raport. Më tej në plan paraqitet mënyra se si do të procedohet për vendosjen e një pensioni dysheme.

Sipas qeverisë do të jenë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave që do të marrin detyrat dhe përgjegjësitë e ndara. Në këtë mënyrë do të krijohen metodologjia për përllogaritjen e pensioneve minimale, si dhe garantimin e plotë që pensionistët nuk e humbasin këtë përfitim për shkak të mos informimit.

“Pensionet duhet të arrijnë të mbulojnë nevojat elementare të individëve për të siguruar jetën, shëndetin dhe përfshirjen sociale. Është e nevojshme që të përcaktohen fillimisht kriteret mbi pensionin minimal, dhe në mënyre graduale të përmirësohen pensionet e ulëta në përputhje me këto kritere. Ne ketë proces do të përfshihen veç Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me institucionet e varura prej saj, edhe Ministria e Financave. Intensifikim i informimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbi pensionet sociale, me synim uljen e numrit të atyre që nuk e përfitojnë atë thjesht për arsye informimi dhe burokracie. Do të jenë rreth 5 mijë të moshuar shumë të varfër të informuar më mirë mbi mundësitë e pensioneve sociale”, thuhet në raport.

Shkëputja nga puna

Pikë tjetër e trajtuar në raport është edhe periudha kur mosha e tretë shkëputet nga puna për tu regjistrua si pensionist. Pasi siç dihet kalimi nga i punësuar në një i papunë është jo vetëm dëm ekonomik, por edhe psikologjik për këtë kategori. “Ndërprerja e menjëhershme e marrëdhënieve të punës krijon një potencial krize ekonomike, shoqërore dhe shëndetësore për të moshuarin. Të moshuarit janë një mes grupeve më të rrezikuar në tregun e punës, sidomos në rastet kur ka një akumulim faktorësh të tillë si arsimim i ulët, aftësi të kufizuara, adaptim i pamjaftueshëm në kushtet e reja. Është e nevojshme që tranzicioni nga puna në pension të bëhet më fleksibël dhe individët të vijojnë të punojnë në varësi të nevojave dhe mundësive personale, ndërkohë që ekzistojnë mundësitë për arsimim gjatë gjithë jetës, duke ruajtur në këtë mënyre aftësitë për punë për një kohë të gjatë”, thuhet në plan.Për të qenë më e qartë, qeveria nëpërmjet këtij plani ka paraqitur disa pika të cilat shprehin prioritetet e saj deri në fund të viti 2025. Sipas këtyre pikave ky plan synon të arrijë: Përmirësimin e ndërgjegjësimit të publikut në përgjithësi mbi mundësitë që ofron tregu i punës për punësimin e tëmoshuarve; sigurimin e përfshirjes së shumicës sëinstitucioneve publike në iniciativa që nxisin sjelljet pozitive ndaj nëpunësve të moshuar dhe lufta ndaj diskriminimit lidhur me moshën në punë. Për të sensibilizuar shoqërinë qeveria do të organizojë fushata të përvitshme të informimit dhe aktivitete të tjera mbi këtë temë. Synohet krijimi i një modeli të “universitetit të moshës së tretë” në një bashkëpunim mes institucioneve shtetërore dhe organizatave tëshoqërisë civile (përgatitje e kurseve 1 ditore të edukimit mbi tema tëndryshme). Do të krijohen 10 kurse të përgatitura specifikisht për 1000 të moshuar pjesëmarrës në aktivitete “të mësuarit gjatë gjithë jetës”.

/a.r

Next Post
Parashikimi i motit, vranësira dhe shira në gjithë vendin

Rikthehen reshjet, ja parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In