Rebelët e partisë kryesore të Greqisë, SYRIZA, janë gati të shkëputen dhe të formojnë një parti të re, raportojnë mediat greke.
Kryeministri dhe kryetari i partisë SYRIZA, Alexis Tsipras dha dorëheqjen dje më 20 gusht për t’i hapur rrugën zgejdhjeve të reja.
Kjo lëvizje erdhi pasi ai humbi mbështetjen e shumë prej deputetëve të tij në një votim për shpëtimin e ri të vendit me kreditorët europianë më parë gjatë këtij muaji.
Mediat greke raportojnë se 25 ‘rebelë’ të SYRIZA-s do t’i bashkohen një partie të re, të quajtur Leiki Anotita (Uniteti Popullur), raporton Ora News.
Kjo parti do të udhëhiqet nga ish-ministri i energjitikës, Pangiotis Lafazanis, i cili u kundërshtua for për marrëveshjen e shpëtimit.
Në listën e deputetëve që do t’i bashkohen partisë, të publikuar nga gazeta Ta Nea, nuk bënin pjesë kreu i parlamentit Zoe Konstantopuloi si dhe ish-ministri i financave Janis Varufakis.
Të dy kundërshtuan marrëveshjen e shpëtimit.
Ndërkohë që Tsiprac dje deklaroi se asnjë nga deputetët e SYRIZA-s nuk duhet të dorëhiqet dhe nuk do tërhiqet, sot ka ndodhur e kundërta.
Pangiotis Lafazanis, i cili raportohet te jete lideri i partise se re Uniteti Popullor.









