• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përçahet kabineti i luftës? Ministri izraelit i pakënaqur me sulmin ndaj Iranit

by A R
19/04/2024 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë nga sulmi i Izraelit kundër Iranit, duket se kabineti i luftës në Tel-Aviv nuk është në unison. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili vjen nga radhët e ekstremit të djathtë, ka bërë një reagim “të ftohtë”, lidhur me kundërpërgjigjen ndaj Iranit.

“Dobët”, shkroi Ben Gvir në rrjetin social “X” pas raportimit për sulm.

Të premten, Izraeli lëshoi një raketë dhe tre dronë kundër një baze ushtarake iraniane në Isfahan. Sipas raportimeve, baza ndodhej pranë një impianti bërthamor.

Prej dekadash në armiqësi me njëri-tjetrin, konflikti tashmë duket se është ndezur me sulme të drejtpërdrejta.

Zyrtarisht, qeveria izraelite nuk ka reaguar për sulmin, ndërsa një zyrtar iranian tha për Reuters se Republika Islamike nuk ka në plan të kundërpërgjigjet për momentin.

SHBA-ja pranoi se kishte marrë njoftim për sulmin, por nuk e kishte miratuar. Amerikanët dhe fuqi të tjera botërore i kishin bërë presion Izraelit që të mos reagonte pas sulmit të fundjavës së kaluar.

/a.r

Next Post
VIDEO: Tym e flakë te Bashkia e Tiranës, militantët e Berishës dhe Metës hedhin molotovë

VIDEO: Tym e flakë te Bashkia e Tiranës, militantët e Berishës dhe Metës hedhin molotovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com