• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përça e sundo”, lidhja e Kinës me vendet e Evropës Lindore që po alarmon BE

by A R
07/07/2018 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina ka interes për një Europë të fortë, u shpreh kryeministri kinez, Li Keqiang në takimin e kryeministrave të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore që zhvillohet në Sofje, i njohur si takimi 16+1.

Shoqëruar nga një sërë delegacionesh me sipërmarrës nga vende të ndryshme ka filluar në Sofje samiti i Europës Qendrore e Lindore me Kinën (07.07). Kryeministrat e vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore takohen në konferencën e njohur, si takimi 16+1, bashkë me kryeministrin kinez, Li Keqiang Në hapje të takimit, kryeministri kinez, Li Keqiang u shpreh, se Kina do të shohë një Europë të fortë dhe të hapur. Kjo është edhe në interesin e Kinës, tha ai.

Ndërsa mikpritësi i takimit, kreu i qeverisë bullgare, Boiko Borisov u shpreh se ky „format nuk ka qëllimin të ndajë, por të bashkojë Europën.” Ai iu referua kështu kritikave të vazhdueshme nga BE, se një takim i tillë me Kinën minon unitetin e Bashkimit Europian. Kooperimi i Kinës me vendet europianolindore alarmon Bashkimin Europian. Diplomatët e Brukselit thonë se strategjia është „përça e sundo”. Në Bullgari Kina po merr pjesë në ndërtimin e centralit atomik, Belene dhe ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore.

Li Keqiang und Bojko Borissov in Sofia Bulgarien (picture-alliance/Xinhua News Agency)

Kina premton tregtinë e hapur

Ky takim renditet për Pekinin në projektin e Rrugës së Re të Mëndafshit, që synon të lidhë Kinën me Europën. Bëhet fjalë për bashkëpunim në infrastrukturë, ekonominë energjitike, teknologji, turizëm e kulturë. Kryeministri Keqiang theksoi në Sofje se Kina do të vazhdojë të ndjekë politikën e tregjeve të hapura, kjo një ditë pasi Uashingtoni dhe Pekini vendosën tarifa doganore reciproke në vlerën e 34 bilionë dollarëve. Kryeministri kinez theksoi se Kina do të vazhdojë të mbajë të hapur derën për produkte të huaja, sepse tregtia e hapur siguron rritjen ekonomike globale.

Li Keqiang in Sofia Bulgarien (picture-alliance/Photoshot/L. Weibing)

Takimi 16+1 zhvillohet rregullisht nga viti 2012. Paralelisht me krerët nga politika, në Sofje kanë ardhur edhe 1000 biznesmenë nga vendet pjesëmarrëse si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Lituania, Maqedonia, Serbia, Sllovakia e vende të tjera. Vendi mikpritës Bullgaria kishte ftuar si të ftuar nderi kancelaren gjermane, Angela Merkel, por ajo nuk merr pjesë./DW

Next Post
Tërmeti ‘shkund’ San Françiskon, panik mes banorëve

Kush janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri dhe siguria e ndërtesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com