• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Të tetë pikat plotësohen, ejani të nisim dialogun!

by Java News
11/12/2018 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama eshte në një përballje televizive live me studentë të Universiteteve të ndryshme në studion e TOP SHOW

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkesat e tyre janë të arsyeshme, por duhet dialog.

 Rama zbulon 4 komponentët; PD, LSI, ‘marksistët’ dhe studentët

Kryeministri deklaroi se protesta eshte kapur nga opozita dhe Levizja per Universitetin.

“Dua të falënderoj të gjithë studentët që janë këtu, edhe pse kanë pasur dilema të mëdha nëse duhej të vinin apo jo. Ndoshta do të përballen me presione se përse shkuan apo pse u ndanë, por tashmë del në pah se protesta ka pasur 3 komponentë të strukturuar dhe ai i katërti, i studentëve me halle familjare dhe financiare. Nga 3 komponentët me agjenda të caktuara, dy janë PD-ja dhe LSI-ja, me opozitën që ka kërcënuar se do të bëjë gjithçka për të rrëzuar qeverinë. Komponenti i tretë është Lëvizja për Universitetin, që nuk është lëvizje politike, por një grupim marksistësh që nuk e njohin Marksin. Jam i bindur se studentët i kanë këto probleme, patjetër, por kanë neveri ndaj politikës dhe nuk duan të vijnë deri këtu. Problemet dhe studentët janë njëra anë, ajo që më intereson mua. Strukturat e tjera, mua nuk më interesojnë”, tha Rama

Pas një leximi të shpejtë të 8 pikave të kërkesave të studentëve, kryeministri Rama tha se janë të gjitha pika të diskutueshme, por problemi qëndron te mënyra sesi zgjidhet secila prej tyre dhe sesa kohë duhet për të zgjidhur secilën prej tyre.

Rama tha se duhen ndarë problemet dhe studentët me 3 strukturat e tjera.

Sipas opozitës, opozita eshte perfshire ne turmen e studenteve

“Këtu ka një pikëpyetje të madhe publike. Pse u është bërë trysni e madhe studentëve, atyre që nuk janë në kontrollin e partive. Në turmën e studentëve janë të infiltruara pjesë nga tre strukturat që përmenda. Opozita është futur në turmën e studentëve“, tha kryeministri

Kryeminsitri pranoi se tarifat janë problem, por i vendos universiteti, jo qeveria

“Tarifat janë problem. Ato janë një pjesë e kostos së studentit. Qeveria financon mesatarisht 75% te kostove te studenteve”, tha Rama

Rama: Gati të bëj më shumë sesa kërkoni!

Kryeministri deklaroi se eshte gati te beje me shume se sa kerkohet nga studentet.

“Ju thoni pergjysmim tarifash. Po pse? Pse ekselentet duhet te financohet njesoj si ata qe jane me pesa. Pse mos t’i subvencionojme 100% ata që marrin 9 dhe 10? Pse te mos kete nje burse per ata“, tha Rama

Rama: Mungesa e dialogut problem i politikës, jo i studentëve

Kryeministri Rama, gjatë përballjes me studentet, përsëriti edhe njëherë faktin që protesta bëhet për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve vendimmarrëse, ndërkohë që për zgjidhjen e kërkesave duhet të dialogohet dhe të shihen të gjitha mundësitë për zgjidhje, si dhe afati kohor.

“Fakti që ka zëra mes turmës që thonë se kërkesat janë të panegociueshme, kam bindjen se nuk është një gjë që vjen nga studentët që me të vërtetë kanë probleme dhe arsye për të protestuar. Por bëhet nga ata që kanë frikë se, po të zgjidhen gjërat, kërkesat e studentëve, atëherë ata nuk do të kenë më argument për të qëndruar në rrugë dhe për të vijuar me agjendat e tyre politike. Ne vepruam menjëherë me VKM-në kur ka vend për veprim, por për kërkesat e tjera që erdhën në vijim duhet ulur në diskutim. Problemi nuk është kur qeveria të dëgjon dhe të fton në dialog, por kur nuk të dëgjon dhe kur do të të duhet që të radikalizosh veprimtarinë tënde. Ne jemi të hapur për të diskutuar për të gjitha kërkesat e tyre”, tha Rama.

Rama, studentëve: Mund të shkundësh qeverinë, por jo ultimatume 

Kryeministri kërkoi nga studentët që të mos vendosin ultimatume, por të pranojnë ftesën për dialog.

“Ju duhet të mësoheni se në demokraci nuk ka ultimatum. Unë nuk i di të gjitha. Demokracia prandaj është bërë që ti të më shkundësh edhe mua. Po qe puna për këto pika, unë në ato kamë vetëm tre për të diskutuar. Tarifat i bëjmë pa ardhur viti i ri nëse doni, nuk ka nevojë për të çuar 5 GDB, por hajdeni të flasim, të dialogojmë”.

Rama: Arsim falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka

E ndërsa e cilësoi si grup marksist, Rama u shpreh se kërkesat e lëvizjes Për Universitetin nuk plotësohen.“Lëvizja për Universitetin kërkon gjëra që nuk plotësohen. Arsim falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka” tha RamaRama, studenteve: Universitetet nuk ju perfillin

“Ndër ato 8 pika, unë kam vetëm 3 për të cilat kam nevojë për diskutim. Të tjerat, si ajo e kartës së studentit, unë jam drejtpërdrejt pro dhe as nuk kam nevojë për debat. Problemi kryesor për studentët në Shqipëri është pikërisht mospërfillja e tyre nga vet universitetet. Përse nuk e ngrini këtë problem ju? Ende nuk e keni kuptuar që juve jeni të papërfillshëm? Mjafton të pyesni studentët e viteve të para apo të dyta, sepse ata që sot janë në vitin e tretë nuk i ka kapur reforma, nëse ndihen me më shumë peshë tani pas reformës së arsimit të lartë apo jo. Ne si qeveri jemi të gatshëm të ofrojmë kushte më të mira, edhe të plotësojmë kërkesat. Por për 3 prej tyre kam nevojë që ne të ulemi dhe të diskutojmë ‘Si?’-në”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama deklaroi se te tete pikat e kerkesave studentore jane te realizueshme,por duhet te nise dialogu serioz dhe konkret mes tyre dhe qeverise.

a.çupaj

Next Post
Gruevski shijon lirinë, bën shëtitje nëpër Hungari

Gruevski shijon lirinë, bën shëtitje nëpër Hungari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In