• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përballja përmes shifrave: Frika e luftës, a mundet ushtria britanike t’i rezistojë Rusisë?

by Java News
30/01/2024 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shumicën e njerëzve, Lufta e Dytë Botërore është thjesht histori – edhe nëse gjyshërit ose stërgjyshërit e tyre janë veteranë, për fat, gjëja më e afërt me betejat janë historitë e tyre.

Teksa gjeneralët më të lartë të Britanisë paralajmëruan javën e shkuar se ushtria është “shumë e vogël” për të përballuar një konflikt me Rusinë, frika është rritur se duhet të rikthehet shërbimi ushtarak i detyruar.

Prandaj, njerëzit janë përballur me një pyetje ekzistenciale, “A do të vdisja për vendin tim?”

Nuk ka dyshime që ushtria është zvogëluar gjatë viteve. Përveç fuqisë punëtore në dispozicion, a mund të përballet Mbretëria e Bashkuar me Rusinë?

Metro.co.uk krahasoi fuqinë punëtore, fuqinë ajrore, fuqinë tokësore, fuqinë detare të dy kombeve për vitin 2024, bazuar në të dhënat nga Global Firepower.

Fuqia punëtore

Downing Street është detyruar ta përjashtojë rekrutimin, duke refuzuar të debatojë për “këto lloj skenarësh hipotetikë”.

Që nga tetori i vitit 2023, Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar krenohet me 75,983 personel të rregullt me kohë të plotë, 4097 gurka – të cilët kanë një reputacion si ndër ushtarët më të frikshëm në botë – 26,546 rezervistë vullnetarë dhe 4548 “personel tjetër”.

Sipas shifrave nga Global Firepower, ka rreth 185,000 personel aktiv – shtatë herë më pak se Rusia.

Ndonëse Vladimir Putini po bën një luftë në fronte të shumta – kryesisht në Ukrainë, por edhe duke mbajtur vijën okupuese në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi, në Gjeorgji.

Rusia ka synim për të zgjeruar ushtrinë e saj në 1.5 milion deri në vitin 2026.

Fuqia ajrore

Lista e humbjeve ajrore të Putinit në Ukrainë është e gjatë. Para pushtimit në shkallë të plotë të vitit 2022, u raportua se Rusia kishte rreth 900 avionë taktikë, duke përfshirë avionë luftarakë, sulmues dhe avionë gjuajtës-bombardues.

Vetëm në dhjetor forcat ukrainase rrëzuan tre avionë luftarakë të Rusisë Su-34 mbi Ukrainën jugore.

Pavarësisht humbjeve të mëdha – të cilat gjithashtu mund të jenë rikuperuar si pjesë e një marrëveshjeje me Korenë e Veriut vitin e shkuar – fuqia totale e saj ajrore është 4255.

Kjo e vendos Rusinë në vendin e dytë pas SHBA-së për këtë arsenal, ndërsa Britania e Madhe renditet në vendin e 15-të me vetëm 664 avionë.

Fuqia tokësore

Me vetëm 213 tanke, Mbretëria e Bashkuar është në vendin e 55-të në botë, duke u renditur pas anëtarëve të tjerë të NATO-s si Gjermania, Spanja, Polonia dhe Rumania.

Duke lënë shifrat flasin vetë, Rusia aktualisht renditet në vendin e parë.

Edhe pse kjo mund të ndryshojë duke marrë parasysh humbjet e përditshme në vijën e frontit në Ukrainë, është e pamohueshme fuqia që Putin ka me arsenalin e tij.

Përveç kësaj, Rusia zotëron pak më shumë se 161,000 autoblinda, 6208 artileri vetëlëvizëse, 8356 artileri të tërhequra dhe 3065 projektorë të lëvizshëm raketash.

Fuqia detare

Ndërsa huthit e Jemenit po ndërpresin transportin global në Detin e Kuq për luftën e Izraelit në Gaza, Britania e Madhe është detyruar të tërhiqet në rolin e saj të vjetër si një fuqi detare.

Marina Mbretërore renditet e 31-ta për nga forca e flotës, e dyta për numrin e aeroplanmbajtësve dhe e 11-ta për numrin e nëndetëseve.

Ndërkohë, Rusia po qëndron fort në vendin e parë për fuqinë e flotës dhe numrin e nëndetëseve./Metro.co.uk

Next Post
Emri/ I zmadhuan gjoksin me fotoshop, deputetja akuzon televizionin

Emri/ I zmadhuan gjoksin me fotoshop, deputetja akuzon televizionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In