• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përballja e konsumatorëve shqiptarë: Zarzavatet 26% më të shtrenjta se vitin e kaluar

by Java News
29/07/2023 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet ndër 12 shtetet me çmimet më të ulëta, vjet ishte mes 5 shteteve

Ushqimet mbeten të shtrenjta në vendin tonë. Konsumatorët shqiptarë vijojnë të përballen me çmime të larta, të produkteve ushqimore përfshi edhe ato të stinës, pra zarzavatet dhe frutat. Por në një kohë që çmimet kanë pësuar rritje, inflacioni sipas matjes kombëtare ka pësuar një ulje të lehtë për muajin Qershor duke arritur në 4.5% nga 4.7% që ishte në Maj.

Ndërkohë që ndryshe rezulton inflacioni i matur sipas metodologjisë së Eurostat, i cili reflekton rritje.

Sipas metodës së Eurostat inflacioni në vendin tonë erdhi në rritje në muajin Qershor, duke arritur në 5.8%, rritje kjo që u reflektua që në muajin Maj,ku inflacioni sipas metodoloogjisë së BE-së u rrit nga 5% që ishte në Prill 5.6%.

Shqipëria, ndryshe nga një vit më parë që rezultonte një ndër 5 shtetet që kishte inflacionin më të ulët në krahasim me 27 vendet e BE, në Qershor të këtij viti renditet vendi i 12, duke iu afruar inflacionit mesatar të BE që është 6.4%. Ndërsa rekord mban Hungaria me inflacion gati 20%.

Pavarësisht ndryshimeve të inflacioneve në bazë të metodologjisë së matjes, për muajin Qershor dy janë kategoritë që kanë çmime më të larta, “ushqimet dhe pijet joalkoolike” dhe “argëtim e kulturë”, duke u rritur me 10.3% secili në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

“Argëtim dhe kulturë” janë një kategori që kanë pësuar rritje të ndjeshme për shkak dhe të sezonit veror. Rritje kanë pësuar edhe grupet  “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme”me 4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 26,1 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 14,4 %, “mish” me 10,9 %, “fruta” me 9,6 %, “peshk” me 9,0 %, “bukë dhe drithëra” me 4,0 %, etj./m.j

Next Post
Zelensky: Rebelimi i Wagner dobësoi Rusinë, duhet të përfitojmë

Për inat të Putinit, Zelensky i ndërron ditëlindjen Krishtit me ligj, jo më sipas kishës Ortodokse ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In