• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përballimi i pandemisë COVID-19/ Katari ndihmon Shqipërinë me pajisje të reja mjekësore

by Ardit Rada
29/08/2020 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti i Katarit vijon mbështetjen e tij për sistemin shëndetësor në Shqipëri, duke dhuruar nëpërmjet Zyrës së Qatar Charity në Tiranë, një sasi pajisjesh mjekësore moderne me kualitet të lartë, të cilat do të shërbejnë në luftën kundër pandemisë COVID–19.

Këto pajisje u dorëzuan dje në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Katarit, Nada Abdul Rahman Al-Sayed dhe Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli. Me këtë rast palët nënshkruan marrëveshjen e pranimit të pajisjeve, e cila u firmos nga drejtori i Zyrës së Qatar Charity, Sheuki Abu Saif dhe Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Geraldina Prodani.

Gjatë takimit, e Ngarkuara me Punë theksoi se ndihma e sotme vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Katari i ka ofruar Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, ku më 14 maj 2020 mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës një dërgesë me ndihma urgjente mjekësore dhuruar nga Fondit Katarian për Zhvillim. Kjo mbështetje tregon marrëdhëniet solide dhe miqësore midis dy vendeve, – tha e Ngarkuara me Punë, duke shtuar se Ambasada nuk do të kursejë asnjë përpjekje për t’i zhvilluar dhe forcuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral, në interes të dy vendeve dhe popujve miq. Gjithashtu, Nada Al-Sayed vlerësoi rolin dhe kontributin e Zyrës së Qatar Charity në Shqipëri gjatë pandemisë COVID-19, duke shpërndarë ndihma për familjet në nevojë në të gjithë vendin, krahas aktiviteteve të tjera humanitare që ka zhvilluar ndër vite në Shqipëri.

E Ngarkuara me Punë tha se “Shteti i Katarit do ta përkrahë gjithmonë Republikën e Shqipërisë dhe popullin shqiptar, sidomos në periudhat e vështira si kjo që po kalon e gjithë bota sot”. Ajo shprehu ngushëllimet për viktimat e Coronavirusit dhe u uroi shërim të shpejtë të prekurve, sikurse uroi që Republika e Shqipërisë ta kapërcejë sa më shpejt situatën e tanishme të pandemisë dhe efektet e saj shëndetësore dhe ekonomike. Nga ana e saj, Zv. Ministrja e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale shprehu falënderimet dhe vlerësimet e saj të thella për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Katari në të gjitha fushat, përfshirë edhe shëndetësinë, e veçanërisht ndihmat e fundit mjekësore të ofruara gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

“Pajisjet mjekësore të dhuruara sot nga Katari rrisin kapacitetet e sistemit shëndetësor shqiptar dhe përmirësojnë më tej shërbimet mjekësore për qytetarët tanë” – tha ajo, duke theksuar se pajisjet kanë ardhur në kohën e duhur për t’u përballur me fluksin e koronavirusit në vend. Rakacolli vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm të Ministrisë së Shëndetësisë me Ambasadën e Katarit dhe Zyrën e Qatar Charity në Shqipëri dhe theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.Pajisjet mjekësore të dhuruara nga Katari me një vlerë totale prej 300 mijë USD.

Next Post
Nis ndërtimi i KQZ-së së re, Kuvendi hap garën për vendet vakante/ Ja cilat janë procedurat dhe kriteret për të aplikuar

Nis ndërtimi i KQZ-së së re, Kuvendi hap garën për vendet vakante/ Ja cilat janë procedurat dhe kriteret për të aplikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In