• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përballë rrezikut që qeveritë dhe korporatat të hakojnë deri trurin dhe trupin tonë

by Java News
03/05/2020 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrojtja e lirisë do të jetë edhe më urgjente pasi qeveria të përdorë teknologjinë për të vëzhguar edhe ndjenjat tona më të thella.

Nga Yuval Noah Harari

Fjalimet gjatë ceremonive të diplomimit të janë zakonisht një rast për t’u dhënë këshilla të diplomuarve, por unë nuk do të bëj këtë, përkundrazi do të doja të kërkoja ndihmën tuaj për t’u angazhuar me një sfidë të paparë për njerëzimin.

Me siguri, keni dëgjuar shumë herë që celulari juaj inteligjent mund të hakohet.

Por, ajo që do të bëjë vërtetë diferencën tani lidhet me faktin se koroporatat dhe qeveritë do të jenë në gjendje që të hakojnë trupin dhe trurin tuaj.

Çështja më e rendësishme e shekullit 21 është se njerëzit janë duke u bërë qënie që mund të “hakohen”.

Historia ka treguar se prindërit i njohin mirë fëmijët e tyre, dhe të dashuruarit ndonjëherë mund të shikojnë në zemrat e njëri-tjetrit.

Megjithatë, informacionet e mbledhura nga priftërinjtë, tregtarët dhe tiranët kanë qenë sipërfaqësore.

Aleksander Solzhenitsyn përshkruan një konferencë sovjetike ku audienca përplasi me entuaziazëm duart për të duartrokitur Stalinin.

Pas disa minutash duke duartrokitur, të gjithë u nervozuan shumë.

Të gjithë ishin lodhur, por askush nuk donte të ishte i pari që ndalonte së duartrokituri. Më në fund, pas 11 minutash, drejtori i një fabrike letre mori rrezikun përsipër, u ndal dhe u ul.

Menjëherë, të gjithë të tjerët u ndalën dhe u ulën gjithashtu. Po atë natë, burri që ndaloi i pari së duartrokituri u arrestua dhe u dërgua në gulag.

Stalini mund t’i detyronte njerëzit të buzëqeshnin dhe të brohorisnin, por ai nuk dinte se si ndiheshin në të vërtetë.

Për të hakuar qeniet njerëzore, nevojiten më shumë njohuri biologjike, të dhëna dhe fuqi informatike – dhe Stalini nuk kishte mjaft nga këto.

Por stalinët e Shekullit 21 – dhe tashmë ka mjaft kandidatë për këtë punë – mund të kenë gjithçka që u duhet.

Ju po jetoni fiks në momentin kur biologjia po shkrihet me shkencën e kompjuterave, kur epidemiologjia njihet me celularin inteligjent dhe kur koronavirusi takohet me Zoom (platformë konferencash online sh.r).

Vitet e fundit, qeveritë dhe korporatat kanë zhvilluar teknologji mbikëqyrjeje që u lejojnë atyre të dinë që ju tani jeni duke lexuar këtë artikull.

Ata mund të mësojnë përmes kësaj mbi pikëpamjet tuaja politike, shijet tuaja artistike dhe madje për personalitetin tuaj.

Por tani po hyjmë në epokën e mbikëqyrjes biometrike, e cila shkon nën lëkurë dhe brenda trupit tonë.

Kjo do t’i lejojë qeveritë dhe korporatat të dinë se si ndiheni në të vërtetë kur lexoni këto rreshta.

Keni frikë? Jeni të zemëruar? Keni dyshime?

Imagjinoni që pas 10 vitesh nga tani, shefi juaj narcist paraqet me krenari para jush planin e tij të ri të biznesit, dhe të gjithë ju jeni duke buzëqeshur dhe duartrokitur me miratim.

Por byzylyku ​​biometrik në dorën tuaj i thotë shefit që në të vërtetë mendoni se plani i tij është për t’u hedhur në plehra.

Kjo teknologji do të revolucionarizojë jo vetëm diktaturat brutale, por edhe demokracitë.

Me siguri juve ju është thënë shumë herë që votuesi di të bëjë zgjedhjen më të mirë, se klienti ka gjithmonë të drejtë dhe se duhet të ndiqni zemrën tuaj.

E gjithë kjo tani duhet vënë në dyshim.

Sapo një sistem i jashtëm mund të hakojë njerëzit dhe të mësojë mbi frikën dhe dëshirat e tyre më të thella, ai mund të bindë votuesit dhe klientët të blejnë gjithçka që dëshiron, qoftë produkt apo politikan.

Dhe nëse përpiqeni të ndiqni vetëm zemrën tuaj, kini kujdes. Mund të ketë diçka atje që vëzhgon zemrën tënde 24 orë në ditë dhe e njeh atë shumë më mirë sesa ti. Zemra juaj mund të jetë një agjent i dyfishtë.

Mësoni si:

–T’i bëni përshtypje klientëve dhe ata të bëhen referencë për ju ndërsa ju flini.

-Si të jetoni në një botë ku qeniet njerëzore mund të hakohen?

-Si të mbroni demokracinë dhe vetë kuptimin e jetës njerëzore kur një algoritëm kompjuterik mund të na njohë më mirë sesa nënat tona?

Kjo është sfida më e ndërlikuar, me të cilën përballet gjenerata juaj.

Të moshuarit ju kanë siguruar njohuritë dhe vlerat e nevojshme për të zgjidhur këtë problem.

Por ata nuk mund ta zgjidhin atë për ju; ata nuk dinë si. Do të duhet ta bëni për vete – dhe për tërë njerëzimin.

Të gjithë jemi duke shprehur tek ju.

-Z. Harari është historian dhe filozof. Libri i tij më i fundit është “21 mësime për shekullin 21”. /The Wall Street Journal

 

Next Post
Specialistët: Prisni një valë të dytë Covid-19!

Specialistët: Prisni një valë të dytë Covid-19!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In