• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Perandoria’ e ngritur me aktivitete kriminale, sekuestro pasurive të Çilotajve

by Java News
19/07/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të rënda ka marrë në dorë çështjen e vëllezërve Çilotaj nga Fieri, duke iu sekuestruar pasurinë në zbatim të ligjit antimafia, konkrerisht shtetasve Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.

Në maj të këtij viti në afërsi të Semanit, policia zbuloi një laborator të prodhimit të hashashit, në një fermë bujqësore që i përket Vladimir Çilotajt.

Ndërkohë që ky i fundit bashkë me Shpëtim Çilotaj dhe Agur Çilotaj rezultojnë të përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi.

Pasuria e sekuestruar kap vlerën e dhjetra milionë eurove.

Njoftimi i plotë

Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 K.Penal, “Trafikimit të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a K.Penal, “Tregtimit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize”, parashikuar nga neni 76 K.Penal si dhe për vepra të tjera penale.

Çështja iu kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.106, datë 18.05.2010 “Për bashkërendimin e raporteve mes Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorisë për Krime të Renda” (pika 3).

Në bazë të nenit 3/1/c të ligjit nr.10192 dt.03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundrejt pasurisë”, mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të palujatshme të shtetasve Shpëtim, Vladimir, Agur, Jonida Çilotaj, si më poshtë:

Pasuritë e subjektit Agur Çilotaj:

-Në Fier, Njesi (Studio Piktori), me sip.40 m2.

-Apartament banimi 91.25 metër katror në Sarandë.

-Apartament 89.29 metër katror.

-Tokë truall 2721 metër katror, në Shkallnuar, Durrës dhe tre ndërtesaa sociale 509 metër katror, total 1500 metër katror ndërtim.

Pasuritë e subjektit Vladimir Çilotaj:

-Apartament 98 metër katror.

-Truall 500 metër katror në Golem.

Pasuritë (ndërtim i paligjshëm) e shtetasit Vladimir Çilotaj, për të cilat ka aplikuar në zyrën e ALUIZNI-it Fier.

Pasuritë e shoqërise “Çilotaj Group ltd” shpk:

-Godinë 290.6 m2, në emër të “Çilotaj Group Ltd”.

-Godinë 290.6 m2.

-Truall 6134 m2 truall dhe 2460.2 m2 ndërtesë.

-Truall 3020 m2 në emër të “Çilotaj Group”.

-Truall 2000 m2, Golem.

-Apartament 98 m2.

-Prona e llojit apartament 64.60 m2.

-Prona e llojit apartament 98 metër katror

Pasuritë e shoqërisë “Ladi 2008” sha:

-Pasuria e llojit Arë 6000 m2

-Pasuria godinë banimi dhe shërbimi 9 kate në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Pasuritë e subjektit Jonida Çilotaj:

-Pasuria 82 metër katror, apartament.

Sekuestrimin e sendeve të luajtshme:

-Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Çilotaj Group ltd”.

-Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Ladi 2008”.

-Tre automjete në pronësi të Vladimir Çilotajt.

-Automjet në pronësi të Jonida Çilotajt.

-12 automjetete në pronësi të subjektit tregtar “Çilotaj” sh.p.k.

-15 automjete në pronësi të subjektit “LADI 2008” sha.

Sekuestrimi i disa llogarive bankare në disa banka të subjekteve të mësipërm

Javanews/a.ç

Next Post
Juncker në Kosovë: Demarkacioni, kushti themelor për liberalizimin e vizave

Juncker: Kërkoj respekt! S'kam qenë i dehur, vuaj nga 'nervi shiatik'!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com