Siç njihet ndryshe me nofkën “Perandori” mund të ishte shndërruar në një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit po të mos abuzonte me alkoolin dhe jetën e natës.
Pas këtyre problemeve, Adriano tashmë ka shitur me kosto të ulët një pjesë të madhe të pasurisë për të përballuar borxhet e shumta: varkën, aeroplanin privat, shtëpinë në Rio dhe atë në Milano.
Karriera profesionale e brazilianit u degradua pas vdekjes së babait të tij ku për shkak të veseve të këqija ai hiqi dorë nga sporti dhe kaloi në një situatë depresioni.
Të gjithë këto i shkatërruan karrierën e tij si futbollist, ndërsa tashmë ndodhet në një moment shumë të vështirë të jetës ku për të shlyer borxhet është detyruar të shesë gjithçka.