• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për votën e emigrantëve do…”/ Gjiknuri për ‘Zgjedhoren’: Për vendoret s’ka mungesa, në parlamentaret e ardhshme duhen disa ndërhyrje

by Java News
06/05/2022 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri foli në konferencën për gazetarët për ndërhyrjet në kodin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai deklaroi se procesi është vonuar për shkak se opozita nuk ka sjellë emrat e komisionit për shkak të problemeve të saj të brendshme.

Megjithatë Gjiknuri theksoi se për zgjedhjet lokale kodi zgjedhor nuk ka mungesa dhe kjo sipas tij u vu re edhe në zgjedhjet e 6 Marsit. Sa i takon parlamentareve të ardhshme, Gjiknuri shtoi se duhen disa ndërhyrje në kod, duke cekur votën e emigrantëve.

“Objektivi i Komisionit Hetimor është i përcaktuar qartë. Deri tani nuk e kemi filluar këtë proces për shkak se opozita nuk ka përcaktuar emrat e saj për shkak të kaosit politik ku është përfshirë. E mira është që ky proces të fillojë. Nuk ka emergjenca apo nxitim sepse kodi zgjedhor është i plotë. Nuk ka asnjë vërejtje që pengon propesin zgjedhor. Në këtë pikëpamje nuk ka emergjencë.

 Për zgjedhjet e përgjithshme do duhen disa ndërhyrje në kod. Vota e emigrantëve është sanksionuar në kod por do një lloj dakordësie. Nëse gjatë negociatave dalin çështje të tjera kjo mbetet për t’u parë”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te zgjedhja e presidentit, Gjiknuri u shpreh se PS është e hapur për çdo propozim nëse do hidhen në tryezë emra që nuk kanë interesa politikë të momentit dhe mund të qëndrojnë mbi palët.

“Në momentin kur PS bën thirrje për t’u ulur në tavolinë thirrja është e sinqertë. Kemi një kalendar dhe dakordësinë për t’u ulur dhe për bërë profilin pse jo për të dëgjuar edhe ndonjë emër nga ata. Mendoj që veprimet e PS kanë qenë në funksion të sinqeritetit. Në momentin kur diskutojmë për profil mund të jetë një emër që mund të ketë pëlqyeshmërinë e të dyja palëve. Nuk paragjykojmë as emra nga opozita dhe as emra nga maxhoranca.

 Kam qenë pjesë e negociatave dhe kur ulesh në një negociatë ulesh pa paragjykime. Duam të gjejmë një njeri pa interesa të çastit politik. Ilir Meta u zgjodh sepse ishte pjesë e maxhorancës në atë kohë por punoi si të imponohej si figurë e mundshme e lidershipit të ardhshëm opozitar. Gjetja e një profili mbi palët, të hapur për dialog dhe të respektosh kushtetutën, në momentet kur zhvishesh nga interesat. Ka njerëz që kanë qenë në politikë por e kanë mbyllur karrierën e tyre në politikë. Në këtë pikëpamje emri është një gjë që do të dalë për profilin më të mirë të mundshëm të presidentit që meritojnë shqiptarët”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Kapet në Tiranë biznesmeni që kërkohej nga Spanja, iu sekuestruan 4 mln euro disa vite më parë

Kapet në Tiranë biznesmeni që kërkohej nga Spanja, iu sekuestruan 4 mln euro disa vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In