• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Për vizitën e turpshme dhe të dështuar të presidentes “në dëshirë” në Shqipëri

by Java News
19/12/2020 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Valon Syla

Se pari Osmani, duhet ta kuptoj se është bërë qesharake me sjelljen e saj teatrale prej Presidentes së Republikës së Kosovës.

Presidenti fuqiplotë përfaqëson unitetin e popullit nëpërmjet mekanizmit të shumicës se kualifikuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pikë. Vjosa Osmani, ndërkaq, jo veç që nuk është zgjedhur Presidente, por nuk i ka me as votat që e kane zgjedhur Kryetare Kuvendi.

Posti i saj 6 mujorë për ushtrim të detyrës është krejtësisht teknik, deri në rizgjedhjen e Presidentit legjitim. Prandaj, përpjekja e saj për të luajtur një rol më të madh se pesha e saj reale institucionale, është vetëm shprehje papjekurie të thellë politike.

Se dyti, Vjosa Osmani është sjellur në Shqipëri me arrogante dhe më e ashpër sesa Ministri i Jashtëm i Greqisë në vizitën e tij të fundit në Greqi. Dhe, për këtë Vjosa Osmanit e rrjedhimisht edhe një pjese të publikut të Kosovës duhet t’i vije turp.

Për më shumë, vëllazëria e saj politike nga VETËVENDOSJE, nëse kanë një pikë ftyre a një trohë nderi, duhet të distancohen menjëherë nga qasja e saj hipokrite, demagogjike dhe përpjekja për të fituar poena të brendshëm në Kosovë me sjellje të shthurur në Shqipëri.

Ku është realisht problemi?

1.Vjosa Osmani për Mini Shengen fillimisht duhet ti kërkoj Avdullah Hotit, Kryeministrit te Republikës se Kosovës, i cili ka nënshkruar marrëveshje për ketë punë në prani te Presidentit Trump. Kur Vjosa Osmanit i duhen poenat politik, ajo lavdëron Amerikën edhe pse është mbështetëse e Minishengenit.

Kur ajo dëshiron të ‘bëjë tallava politikë’ në Kosove, sulmon Shqipërinë pse është e të njëjtit proces. Shqiperia është shtet i pavarur (dhe nëse ka bërë diçka gabim) dhe Vjosa Osmani s’mund ti kërkoj asnjë llogari askujt në Shqipëri për një marrëveshje që ka nënshkruar Kryeministri i shtetit që ajo dëshiron ti imponohet si Presidente, edhe pa vota. Në ketë kuptim, sjellja e saj politike në rastin më të mire është hipokrite.

2.Vjosa Osmani nuk ka fare pse benë ‘show politik’ duke fol për ndarje të Kosovës në Shqiperi me aludime se Qeveria e Shqipërisë punon për ndarje të Kosovës. Kjo sjellje tregon qe Vjosa jo vetem nuk ka asnjë parim moral, por është edhe një hipokrizi e rralle politike.

Pse? Thjeshtë; që nuk ka negociata për territore ketë e ka thëne edhe Amerika edhe BE’ja. Janë bërë bajat politikanët e Kosovës që duhan të forcohen në publik si te fortë, duke e mbrojtur Kosovën nga rreziqet imagjinare. Në fund të ditës, dialogu Kosove-Serbi është duke vazhduar në udhëheqje të Avdullah Hotit e Skender Hysenit. Detyra e Vjoses sikur të ishte ‘Presidente e vërtetë’ e këtij vendi do të ishte mirë, t’iu kërkoj atyre llogari se çka po negociohet ne Bruksel dhe a ka biseda për ndarje.

Te dy e kane mohuar ketë dhe Vjosa e di mirë. Vjosa e hap temën e ndarjes në Shqipëri sepse do të paraqitet para një audience të ngushtë në Kosovë si mbrojtëse e vendit nga një temë që është larguar kurrë pa u treguar si skenar i vërtetë. Është Turp e ligësi ta përdorësh Shqipërinë, në kuptimin e diskursit anti-Tiranë, për pak interes elektoral.

3.Derisa Vjosa foli për unitet kombëtar, ajo përdori një gjuhë ndarëse mes dy vendeve, duke lëshuar akuza të nënkuptueshme e kunja të tërthortë. Sidoqoftë, pyetja është kur u be Vjosa kaq adhuruese e madhe e shqiptarizmes?
Vjosa vjen nga një militantizëm i dëmshëm Kosovo-centrik, ideja për bashkëpunim me Shqipërinë nuk ka qenë asnjëherë bindje e thellë e Vjosa Osmanit.

Ajo është bere së voni që kur ju është nënshtruar dhe luan rolin e zëdhënëses personale të Albin Kurtit. Pra një marionetë e tij, asgjë më shumë. Pra, vetë këto kërkesa Vjosa i ka zbuluar nga një marrëdhënie personale e si nevojë elektorale, e jo si bindje të saj politike. Vjoses, asnjë njeri normal, nuk mund t’i besoj asgjë sa i përket thellimit të marrëdhënieve brenda kombëtare.

Përderisa shumë opinionistë në Kosove po ankohen se Shqipëria po e përdorë shpesh Kosovën për debat të brendshëm, është mirë te bëjnë vetë kritikë pak e ta shohin sa shpesh, sa ulet e sa pafytyrë politikan të Kosovës po e përdorin Shqipërinë për interesa të ngushta personale.

Me një fjalë, pra, zonja ‘Presidente në DËSHIRË’ vizita juaj në Shqipëri ishte një turp i madh personal, një përfaqësim i turpshëm edhe për kosovarët, përveç se një dështim i rëndë politik.

Next Post
Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In