• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për vite kundështarë/ Koçollari tregon për takimin mes përgjegjësit të CIA-s dhe atij të Sigurimit të Shtetit

by
26/10/2022 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në “Opinion”, ish-drejtori i SHIK gjatë viteve 90-të, Irakli Koçollari, tregoi për takimin e rrallë mes dy agjentëve kundërshtarë, atë të CIA-s amerikane dhe të Sigurimit të Shtetit.

Irakli Koçollari: Kam pasur fatin t’i njoh, po jua them këtu, edhe një nga drejtuesi të operacioneve të CIA-s fizikisht, siç po flasim bashkë kështu, kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të. Sikurse edhe kundërshtarin e tij shqiptar që ishte truri…

Blendi Fevziu: Ju i keni njohur të dy?

Irakli Koçollari: Të dy dhe në fund i kam takuar të dy.

Blendi Fevziu: Janë takuar të dy?

Irakli Koçollari: I kam takuar të dy.

Blendi Fevziu: Përgjegjësi i operacioneve amerikane të CIA-s me përgjegjësin të Sigurimit që luftonte kundër CIA-s?

Irakli Koçollari: Po-po-po.

Blendi Fevziu: Për të kryqëzuar dhe informacionet?

Irakli Koçollari: Jo. Ai i CIA-s me të cilin kam pasur marrëdhënie shumë të mira, ishte i moshuar kuptohet, më tha jeta bën dobi të veten, a mund ta takoj kundërshtarin tim, filanin? I thashë do t’i them. Unë e di tha që ai të respekton…

Blendi Fevziu: Pra amerikani e dinte se kush ishte kundërshtari i tij në Shqipëri?

Irakli Koçollari: Patjetër, sikundër ky tjetri e dinte. Po sepse kishin kapur agjentët e tij dhe ata tregonin. Këto nuk janë ireale, janë reale, janë gjëra që me një informacion i vërteton, ose i rrëzon poshtë. Dhe i takova të dy. Momenti ka qenë nga më interesantët në jetën time.

Blendi Fevziu: Pse?

Irakli Koçollari: Unë mora mikuntim Mike, amerikanin, u ulëm ne kafe, pas pak erdhi Pilua siç e kishim lënë. U takuam të dy, ngelën të hutuar përballë njëri-tjetrit.

Blendi Fevziu: Komunikonin anglisht të dy apo me përkthim?

Irakli Koçollari: Dinin shqip, edhe ai… I thashë jepini dorën shpejt njëri-tjetrit tani, se për atë erdhëm. Frenuan, nguruan të dy.

Blendi Fevziu: Pasi kishin luftuar 40 vjet… Unë kam asistuar në një pritje të ambasadës franceze kur Ramiz Alia po fliste me mua, u afrua Leka Zogu, një moment ngela, u panë në sy dhe pastaj s’dinin ç’të bënin, t’ia jepnin apo mos ia jepnin dorën njëri-tjetrit. Nuk ia dhanë në fund. Po imagjino njerëz që 40 vjet kanë dashur ta eliminojnë fizikisht njëri-tjetrin. Nëse Ramiz Alia, ose pushteti komunist do ta kapte Leka Zogun do ta eliminonte, ekzekutonte. Leka Zogu ka bërë përpjekje maksimale për të destabilizuar dhe për të ekzekutuar dhe lider komunist. Kështu që në një farë mënyrë pas 40 vjetësh që kanë dashur të eliminojnë njëri-tjetrin gjenden përballë…

Irakli Koçollari: Ndërsa në rastin e këtyre ishte krejt ndryshe. E vërteta është që i thanë ato që duhet të thoshin. Kurrë s’ma kishte marrë mendja tha Mike që do të takoja, gjallë në këtë botë. Më ke vrarë kaq i tha. Dhe kjo më ndante nga ty, nga njerëzit e mi. Ju kthye Pilua, dhe i tha, më the që janë vrarë kaq nga njerëzit që ke dërguar, por ke pyetur ndonjëherë sa kanë vrarë nga njerëzit e mi ata të tutë? Janë trefishi i tyre tha. E para, e dyta nuk të erdha unë në shtëpinë tënde, por me erdhi ti në shtëpinë time. I pashë, i thashë, mos më çani kokën jepnin dorën shpejt njëri-tjetrit, të dy pleq i thashë… u takuan pastaj nuk ndaheshin ata.

/e.d

Next Post
“Që tani ka sinjale se…”/ Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëve

"Që tani ka sinjale se..."/ Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni bimësinë pa leje, kërkoni ndihmën e autoriteteve

July 9, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Konflikt me thikë në Korçë, plagoset një 42-vjeçar, arrestohet autori

July 9, 2026
Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

July 9, 2026
VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

July 9, 2026
“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

July 9, 2026
Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

July 9, 2026
Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

Kryemadhi në GJKKO: Akuza bazohet në mesazhe nga një telefon që gjykata thotë se nuk është i imi

July 9, 2026
Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

July 9, 2026
Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

July 9, 2026
Del VIDEO nga Strasburgu, ‘protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

Del VIDEO nga Strasburgu, ‘protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In