Analisti Baton Haxhiu është i mendimit se skenat që ofroi opozita këtë të enjte në parlament, me protagonist mes të tjerëve edhe Ervin Salianjin, kanë si qëllim nga pas përfitimin. Në studion e “Opinion”, Haxhiu tha se mesazhi është që elektorati pranë Sali Berishës, të mbetet te një lider simbolikisht i fortë.
Baton Haxhiu: Mendoj se beteja e Salianjit, është vetëm, sa pashë sot…
Blendi Fevziu: Për t’u bërë lider?
Baton Haxhiu:… e pashë për të përfituar, ose politikisht, të gjithë militantët të cilët janë ende afër Sali Berishës, ky ishte ai mesazhi që elektorati i tij të mbetet te një lider, i cili tregon një fare simbolike force. Dhe unë e besoj këtë dhe kjo betejë e tillë është…
Kujtojmë se këtë të enjte deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke rrëzuar karriget, e duke ndezur tymuese.
/a.r