• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për “Tri divorcet e Zotit Viktor N.” të Rudolf Markut

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni

Romani i fundit i Rudolf Markut “Tre divorcet e Zotit Viktor N.” ndahet gati në tre plane strukturore, të cilat i bashkon dinamika e personazhit kryesor. Dhe, është e kuptueshme sepse ideja e tij ka qenë ta shtresëzojë strukturën e kompozicionit në tre plane, që t’i shkonin dhe t’i përshtateshin titullit.

Një lexues i kujdesshëm, që nuk rend thjesht për të marrë vesh histori për histori të fabulës, e kupton idenë e titullit dhe kjo duhet të quhet merita kryesore e z.Marku, një shkrimtar që ka vendin e tij në letrat shqipe të pas viteve ’90. Botimi i UET dhe fituesi i çmimit “Kadare” ka arritur të na sjellë një prozë të kohës me një narracion pothuaj linear me pak shtresëzime në tre nënstrukturat dhe gati si triptik. Zhgënjimi dhe pavolia e personazhit të jetës ku jetojmë, tani është futur në lëkurën e një qytetari shqiptar, që autori e vendos në Londër. Duke jetuar edhe vetë në Londër, autori e ka shumë më komode që të manovrojë për ta bërë të besueshëm personazhin e tij, që duhet thënë se është pak i mëdyshuar para jetës, mesomoshës dhe mbi të gjitha paqartësisë së identitetit. Kjo e fundit nuk arrihet të kuptohet qartë është e vetë autorit apo e personazhit.

Është pak e stisur fabula që shoqëron divorcin e parë, që nënkupton dhe pjesën e parë, por gjithsesi është një realitet i kohëve moderne dhe i një shoqërie që është gjithnjë në krizë, megjithatë në fabulën tonë i mungon thelbi, që në fund e kupton se është një bashkim ngjarjesh që çifti në këtë rrëfim nuk e kalon dhe u mjafton një element banal për ta hedhur poshtë të gjithë sakrificën jetësore.

Kurse në të ashtuquajturën pjesën e dytë të themi është divorci i tij me vendin e lindjes, me të parët, për të cilët shkon t’u vendosë lule për herë të fundit dhe zhgënjimin e madh me një vend, që sipas tij nuk e kupton. Shqipëria duket pak si shumë e panjohur për autorin dhe stereotipi që ngre i homo-Albanicus është shumë klishe për shqiptarin e zakonshëm, qoftë atë që ka ngritur shkallët e karrierës, biznesmenin e ri, që ai e qesëndis pak cinik, por edhe shqiptarin e thjeshtë që nuk punon, e megjithatë mbijeton bajagi. Në këtë pjesë, autori që ka dashur vetë të sfidojë publikun shqiptarlexues, duhet të kuptonte se nuk e njeh shumë tranzicionin shqiptar, që lidhet me kohësinë dhe dinamikën e zhvillimit. Është e vërtetë që një pjesë e madhe e llumit sot ka shumë të mira materiale, një shoqëri e lartë është ngritur, por përveç atyre që ai e përshkuan është pjesa më e madhe, që s’e ka bërë me akrobaci morali jetën, por me aftësi, e që vërtetë do kishin nevojë për një nivel shikimi, që autori ynë e shikon shumë sipërfaqësisht. Kam frikë se kjo është edhe pjesa më e dobët e romanit. “Viktori e pyet për konspiracionin e vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Lindi sqaron se komunizmi në Shqipëri është vetëm e vetëm një vepër e të huajve. Sllav dhe grek! Është e provuar me dokumente, i thotë i sigurt ai. Është e sigurt?-pyet Viktori. Ah, këtë e dinë dhe nxënësit e shkollave tetëvjeçare, e siguron Lindi…Të huajt janë fatkeqësi e vendit tonë. Viktori habitet për ato që thotë Lindi me aq bindje. Është e njëjta që thoshin komunistët gjatë viteve, kur vendi qe i zhytur në mjerim të paparë. Faji është i tjetërkujt…Viktori e falenderon Lindin për kohën. Në një farë mënyre me Lindin ai ndjen një lloj kamaraditeti profesional. Një ditë Lindi mund të jetë dhe  botuesi i librit të tij të ardhshëm…”.

Ndërsa pjesa e tretë është gati e filluar si një etyd dashurie që brenda vetë strukturës ngrihet, por mu këtu fillojnë dyshimet, thyerja e personazhit, që dashuria e tij e bukur dhe gati idilike e zhgënjen. Është pak në proporcion të zhdrejtë shumëpritshmëria e dashurisë dhe lënia.

Narratori, që është në vetën e tretë, shumë herë nuk e ndan rrëfimin me qëndrimin e tij dhe duket se vetë autori ka dashur të thotë shumë më tepër, por zgjidhja mbase nuk ka qenë e duhura. Mbase përdorja në vetën e parë do ishte shumë më domethënëse dhe nëse do ishte pak më i lirë në rrëfimin e tij, do e lironte shumë më tepër romanin e vet, që gjithsesi mbetet një roman i mirë..

Autori është një krijues i këndshëm, që di ta menaxhojë mirë kohën letrare, struktura e romanit, e tregon që është një krijues i mirëformuar dhe me kulturë. Mendojmë se romani është i mirë, por jo në nivelet e gati apoteozës që i janë atribuuar.

d420afd6-d08d-40ed-99d7-69043ca6ad81Titulli: “Tre Divorcet e Zotit Viktor.N”

Autor: Rudolf Marku

Gjinia: Roman

Botues: UET

Çmimi: 1000Lek

Faqe:142

Next Post

Fleskenstein takohet me Tahirin: Parlamenti të mos bojkotohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In