Roja bregdetare greke kumtoi se kanë shpëtuar rreth 2.500 emigrantë në det gjatë fundjavës në dhjetëra operacione të shpëtimit.
“Kanë shpëtuar gjithsej 2.492 persona në 70 operacione tek ishujt lindorë Lezbos, Ios, Samos, Agatonisi, Farmakonisi, Kos dhe Simi nga e premtja në mëngjes deri sot”, kumtoi roja bregdetare.
Greqia është e ballafaquar me një numër rekord të refugjatëve dhe emigrantëve këtë vit. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria dhe Afganistani. Mbi 20.000 kanë arritur deri sot. Gati të gjithë dërgohen në kufirin verior me Maqedoninë, prej ky ata më tej vazhdojnë për vendet e Evropës perëndimore.