• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të shmangur turizmin me kallshnikov në dorë

by A R
27/06/2021 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Një nga reagimet më domethënëse të shtetit ndaj banditëve në fushën e turizmit ka qenë ajo ndaj Mihal Kokdhimës për shkak të sjelljes së tij ndaj një klineti të huaj. Qeveria i rrafshoi lokalin si vend krimi dhe e çoi në burg. Edhe pse ngjante si reagim joproporcional dhe ngjante i tillë për shkak se viktimat ishin të huaj, ishte një leksion i dobishëm, i cili nxjerr në pah një problem serioz që kemi në fushën e shërbimeve turistike

Problemi është se shërbimet turistike duhet të licensohen mbi bazën e një vetingu që u bëhet pronarëve dhe sjelljes së tyre publike.

Shumë njerëz të botës së krimit ne e dimë që kanë fuqi financiare të investojnë në objekte turistike. Shumë prej tyre janë zaptues të dhunshëm, apo diktues mbi autoritet lokale, për shkak të fuqisë financiare që kanë.

Por shërbimi turistik është përgjegjësi publike dhe jo personale. Shërbimi turistik është përgjegjësi edhe e qeverisë.

Ngjarja e ‘Orange” në Sarandë ku pronari përleshet me kallashnikov tek dera e lokalit duke marre me qafe nje klient, dhe maskara e sotme e Velipojës, kërkojnë një reagim shtetëror dhe jo vetëm policor.

Reagimi shtetëror nënkupton që shërbimi turistik nuk mund ti besohet çdo njeriu që bën një godinë se ka lek, apo se ka fuqi zaptuese.

Ata mund të bëjnë godinën por nuk mund të bëjnë shërbimin turistikë duke shkaktuar masakra të tilla.

Kur them që reagimi ndaj Mihalit ishte efikas, kam parasysh faktin që qeveri aja rrafshoi godinën si vend krimi dhe e zhduku atë Nga tregu i turizmit.

Ky kriter duhet të përdoret për çdo pronar që operon në fushën e turizmit dhe që shkakton masakra apo incidente të dhunshme . Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm masakrën si kjo e sotmja apo atë të Sarandës, por qoftë dhe një incident fyes si ai i Himarës.

Gjëja e parë që duhet të bëj shteti është përjashtimi përjetësisht i këtyre personave dhe njerëzve të lidhur me ta, nga shërbimet turistike. Mirë do të ishte që për ngjarje ekstreme si kjo e sotmja dhe godinat t’ua bësh rrafsh por kjo është çështje që ka nevojë për kuadër ligjor. Deri atëherë, atë që mund të bëj me urgjencë dhe pa kosto qeveria, është përjashtimi i tyre nga shërbimet turistike.

Eshtë e papranueshme që pas asaj masakre ato dy godina të quhen ende hotele, dhe të guxojnë të vazhdojnë të shërbejnë për qytetarë. Pavarësisht hallit që i ka zënë me humbje jete, ata duhet të humbasin përjetësisht të drejtën për të shitur shërbime turistike.

Njësoj duhet vepruar në mënyrë proporcionale me ata që abuzojnë me klientë, me ata që dhunojnë klientë apo përpiqen t’u imponojnë standardet e tyre jocilësore.

Në turizëm klienti është mbreti, dhe pronari është shërbëtori. Në turizmin tonë, pronari është Zoti që të merr dhe jetën.

Kjo histori duhet të marrë fund duke I nxjerr ata me ligj jashtë shërbimeve turistike. Ky është një leksion që mund të edukoj dhe ata që mund të trimërohen nga akte të tilla, dhe që guxojnë ta kthejnë sezonin turistik në arenë të përgjakshme rivaliteti se kush mund të zaptoj më shumë hapësira apo kush mund të terrorizoj më shumë klientët. Mihali ishte shembulli I mirë ndëshkimi. Ndoshta më I miri që kemi pas deri tani dhe funksionoi. Shërbimet turistike kanë nevojë për vetingun e tyre dhe ndëshkimi është dënimi i përjetshëm për mentalitetin e banditëve që kërkojnë të bëjnë turizëm me kallshnikov në dorë.

Next Post
VIDEO / Balona përplaset në shtyllën e tensionit të lartë, humbin jetën katër turistë

VIDEO / Balona përplaset në shtyllën e tensionit të lartë, humbin jetën katër turistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In