• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të rilindur Skënderbeun në Tiranë

by Lorenc Vangjeli
09/08/2026 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në një Shqipëri normale do të duhej të ishte ndryshe. Me kusht që të ishte edhe e mençur.

Ja një shembull: në vend që të ruhej krenaria kombëtare duke paguar miliona euro për ish-burrin e Kardashianit, ato para mund të shkonin tek një prej regjizorëve amerikanë të elitës hollivudiane.

Qoftë dhe duke i quajtur pagesë lobimi. Jo si milionat e paguara për hallin e Sali Berishës, as “X” fondet e derdhura nga LSI-ja e dikurshme për Uashingtonin dhe as sa “XXL” e socialistëve të Ramës që nuk kursejnë asgjë për ta parë Edin e tyre te hyje në Shtëpinë e Bardhë.

Pagesa do të vlente vetëm që regjizori i përzgjedhur të çonte në mendje që të bënte një film epik për Skënderbeun. Një film i natyrës së Gladiatorit të famshëm. Nëse nuk pranonte i pari, me siguri do të gjendej një i dytë a një i tretë që do të yshtej ta bënte atë film.

Komunistët e djeshëm, vetëm nëntë vjet mbasi kishin marrë pushtetin, e bënë një film të tillë mes “dashurisë” së dhunshme shqiptaro-sovjetike. Dhe ai është një nga dhuratat më të mëdha që ai pushtet kriminal i ka bërë historisë, krenarisë dhe kujtesës kombëtare.

Një ribërje e atij filmi do të shërbente më shumë se tuneli i Llogarasë, shëtitoret buzë detit apo edhe më shumë se getot e luksit në plazhe apo periferi të Tiranës, që pasanikët vanitozë shqiptarë, hajdutët e administratës apo banditët me fat, i gëzojnë si të drejta natyrore. Do të kushtonte shumë më pak se një rrugë e ndërtuar me asfalt të artë dhe shumë më pak se çfarë është paguar dhe do të paguhet më vonë në gjyqe arbitrazhi.

Në fakt, njerëzit që kanë qeverisur këtë vend, edhe kur janë përbetuar për figurën e Heroit Kombëtar, nuk e kanë dashur kurrë atë. Shtati i tij i hershëm i ka bërë hije pushtetit të tyre. Nuk e ka dashur Ahmeti që u bë mbret nga një parlament republikan, nuk e ka dashur Hoxha që mendonte se historia e Shqipërisë niste me të, nuk e ka honepsur as Saliu dhe as Rama që mendojnë se janë shqiptarë më të famshëm se Ai.

Ndryshe, së paku këtyre dy të fundit, do t’u kishte vajtur në mendje një gjë e tillë. Qoftë dhe duke mbledhur fonde nga gjithë shqiptarët për këtë qëllim e të lobonin në SHBA për të. Cili shqiptar nuk do të paguante ca pak euro a dollarë për rilindjen e Gjergjit të Madh?

Në vend të kësaj, mjaftuan pak sekonda tinguj fyelli, pak sekonda të tjera polifoni labe, të përfshira në kolonën zanore të Odiseut të Nolan, që Shqipëria mbarë të përfshihej nga një valë ngazëllimi të jashtëzakonshëm. Krenaria e çastit u bë pjesë e menusë së përgjithshme kombëtare. Askush nuk i shpëtoi ngutit për t’u mburrur me këtë dritare nga ku Shqipëria autoktone i shkeli syrin gjithë botës.

Populli anonim i internetit brohoriti dhe ju fal fatit që e shkuara i ka falur Shqipërisë: Shqipëria ja kishte dalë të përfaqësohej në një film hollivudian. Aq më tepër në një kohë si e sotmja, kur njerëzimi që ka arritur tek gjethet e historisë, ndjen dëshirën e natyrshme të zbresë në rrënjët e tij. Dhe më thellë se baba Homeri, nuk mund të ketë.

Odisea ballkanas i Nolanit britanik përkëdheli sedrën e një kombi që ka nisur prej vitesh të luftojë për autenticitetin e qeleshes, lahutës; që ja ka dalë ta bëjë këtë gjë me iso polifoninë, k’cimin e Tropojës apo dhe me shtegtimin e bagëtive në kullota e për shumë gjëra të tjera të vendit me baltën më të ëmbël se mjalti dhe që më shumë se për të sotmen, garon për historinë me fqinjët dhe gjithë botën.

Nuk ka asgjë të keqe këtu. Ky është një ushqim që ja vlen për çdo popull, që si çdo popull tjetër, mendon se është i zgjedhur nga Zoti. Ky është momenti kur as Zoti vetë nuk e quan mëkat zilinë për të tjerët dhe krenarinë për veten. Por deri këtu është punë e Zotit dhe nga këtej e tutje, hyn në lojë puna e robit. Qoftë dhe duke u nisur nga kjo kujtesë hollivudiane që ju bë Ballkanit të hershëm, ëndrra mund të shkojë diku përtej.

Me kusht që Shqipëria të jetë normale. Të qeveriset mençurisht. Me dhembsuri për rrënjët dhe jo duke u veshur me gjethet e përditshmërisë vanitoze. Me kusht qe halli për të sotmen, të mos shtype shërbesën për të nesërmen.

Nuk ka ndodhur e nuk ka ende shanse të ndodhë sepse në Shqipërinë e sotme mashtruesit pozojnë si Nënë Tereza, sepse në vend të dilemës mes Shillës e Karibdës, politika ka vetëm lakmi për pushtet nga njëra anë dhe pushtet lakmitar nga ana tjetër, sepse betonierat kanë zëvendësuar korrin e Sirenave, sepse në Tiranë paraja bën që edhe lopët të fluturojnë si dallandyshe dhe dallandyshet të milen pamëshirshëm në ajër si lopët.

Odisea i Matt Damon në ishullin e Circes i ngjan portretit të Skëndërbeut, siç e përfytyron imagjinata kolektive e shqiptarëve, e fiksuar nga busti i Odise Paskalit apo portreti i ashpër i gjeorgjianit që ka luajtur Skëndërbeun në filmin që ngjeth e krenaron ende shqiptarët.

Ata që i udhëheqin sot shqiptarët, gonxhet OMGJ ne PS apo karafilat e shumtë në të djathtë, seriozisht që nuk e kanë idenë se Skënderbeu i të gjithëve, vlen shumë më shumë sesa ish-burri i Kardashianit që i bëri të kërcejnë nga qejfi, nga sikleti dhe vesi i vjetër për vetëm nja dy orë. Sa te jene ata, Skënderbeut te rilindur, i duhet ende te prese!

Next Post
VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Anulohet tenderi 50 milionë euro për Hemodializën në 4 spitale, Spahiu urdhëron ndalimin e procedurës! Shkak gabimet dhe…

September 25, 2026
Zelensky: Një dron rus goditi selinë e shërbimit të sigurisë në Kiev -

Zelensky i bën thirrje BE-së: Na duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë, investime për prodhim dronësh e raketash!

September 25, 2026
E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

September 25, 2026
Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com