• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Për të pestin vit me radhë në krye të listës/ Ky është populli më i lumtur në botë. Në cilin vend renditet Shqipëria, Kosova më e lumtur

by Java News
18/03/2022 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kohet e fundit jemi përballur me lajme jo shumë të mira për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur nëpër botë. Së fundmi duket se nuk janë vetëm humbjet shkatërruese të jetëve dhe pasiguria në rritje e kanë vënë botën në një pamje jo shumë të lakmueshme, por ka pak lajme të mira për njerëzimin.

Të dhënat e fundit të Raportit Botëror të Lumturisë, një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së që bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në rreth 150 vende, tregojnë se cilët janë vendet me popullsinë më të lumtur në botë.

“Befasia e madhe ishte se globalisht, në një mënyrë të pakoordinuar, ka pasur rritje shumë të mëdha në të tre format e dashamirësisë: Dhurimi për bamirësi, ndihma për një të huaj dhe vullnetarizmi”, tha John Helliëell, një nga tre redaktorët themelues të raportit.

Sipas raportit për të pestin vit me radhë , Finlanda vijon të kryesojë listën si vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës, shkruan abcnews.

E dyta në këtë raport të lumturisë rënditet Danimarka, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë në vendin e shtatë dhe të tetë. Ndërsa më pas pasohet nga Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re përmbyll 10-shen e parë.

Vendet më të lumtura në botë, botimi 2022

  1. Finlanda
  2. Danimarka
  3. Islanda
  4. Zvicra
  5. Holanda
  6. Luksemburgu
  7. Suedia
  8. Norvegjia
  9. Izraeli
  10. Zelanda e Re
  11. Austri
  12. Australi
  13. Irlanda
  14. Gjermania
  15. Kanada
  16. Shtetet e Bashkuara
  17. Mbretëria e Bashkuar
  18. Çekia (Republika Çeke)
  19. Belgjika
  20. Franca.

Finlanda

Danimarka

Islanda

Zvicra

Holanda

Luksemburgu

Po ku renditet Shqipëria

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë në Indeksin e Lumturisë 2022, një publikim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë, që është 20 marsi.

Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112.

Maqedonia e Veriut renditet pak para Shqipërisë në vendin e 89. Bosnjë-Hercegovina është në vend të 67, Mali i Zi i 75-i, . Serbia është një nga 10 shtetet në botë që ka pasur përmirësimin më të lartë, duke u renditur në vend të 43.

Në kontrast nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët, shkruan monitor.

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 5.199 pikë).

Anketat mbi të cilat u bazuan renditja e lumturisë së këtij viti u kryen shumë përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ukraina dhe Rusia janë në gjysmën e fundit të renditjes botërore për lumturinë në raportin e vitit 2022, me Ukrainën në vendin e 98-të dhe Rusinë në vendin e 80-të.

Në vendin e 146, Afganistani është në fund të renditjes në raportin e vitit 2022, “një kujtim i fortë i dëmit material dhe jomaterial që lufta u bën viktimave të saj të shumta,” tha Jan-Emmanuel De Neve, një redaktor i raportit.

Lufta aktuale në Ukrainë do të thotë se lumturia në pjesë të tjera të botës mund të zbehet gjithashtu.

g.kosovari

Next Post
Çfarë po ndodh në Tiranë? Përfundojnë në pranga 8 persona, ja për çfarë akuzohen

Çfarë po ndodh në Tiranë? Përfundojnë në pranga 8 persona, ja për çfarë akuzohen

Comments 1

  1. Pellumb Saraçi says:
    5 years ago

    Deri ne 1990 e kryesuam ne , ama!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro arrin rekord të ri, këmbehet poshtë 90.5 lekëve

November 18, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 18 nëntor 2026

November 18, 2026
Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër

Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër

November 18, 2026
Bota mban frymën! Putin takon Xi në Shenzen, pritet të mbërrijë Trump

Bota mban frymën! Putin takon Xi në Shenzen, pritet të mbërrijë Trump

November 18, 2026
Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 18, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita në sallë me 13 deputetë të përjashtuar

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita në sallë me 13 deputetë të përjashtuar

November 18, 2026
Nations League/ Norvegjia përmbys Danimarkën në mënyrë dramatike dhe i bashkohet Portugalisë në çerekfinale!

Nations League/ Norvegjia përmbys Danimarkën në mënyrë dramatike dhe i bashkohet Portugalisë në çerekfinale!

November 17, 2026
Asambleja e PS, Klosi tregon arsyen pse u largua Spiropali: Disiplinë në parti dhe projekt për…

Asambleja e PS, Klosi tregon arsyen pse u largua Spiropali: Disiplinë në parti dhe projekt për…

November 17, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Protestat, dhëndri i Trump dhe Sazani, Rama për “The Independent”: Ishte shqetësuese, pashë se si demokracitë tona po hahen të gjalla nga…

November 17, 2026
Nations League/ Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B

Nations League/ Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In