• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Për herë të parë në histori, “USA Today” merr anë në zgjedhjet presidenciale: Trump nuk bën për president

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 34 vite histori, gazeta “USA Today” nuk ka marrë asnjëherë anë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Bordi i Editorialeve ka thyer për herë të parë këtë traditë sot, jo edhe aq sa për të përkrahur Hillary Clinton, sesa nga rreziku i zgjedhjes President një kandidati si Donald Trump, për të cilin Bordi në mënyrë unanime është shprehur se nuk bën për president.

“Që nga dita që deklaroi kandidaturën e tij 15 muaj më parë, deri në debatin e parë presidencial të kësaj jave, Trump ka dëshmuar në mënyrë të përsëritur se i mungon temperament, njohuria, qendrueshmëria dhe ndershmëria për të cilat Amerika ka nevojë që të kenë presidentët e saj”, thuhet në editorialin e gazetës “USA Today”.

Bordi i Editorialeve nuk arriti dot në një mendim unanim për të mbështetur Hillary Clinton si presidente, një pjesë vlerësojnë përvojën e saj si Zonjëe Parë, Senatore e SHBA-së dhe Sekretare e Shtetit si dhe njohuritë në shumë fusha. Por një pjesë tjetër dyshojnë se e shohin sikur e ka marrë të mirëqenë që i takon të fitojë, se nuk është e hapur me publikun dhe ka keqpërdorur materialet sekrete shtetërore.

Në fund, gazeta “USA Today” i fton lexuesit që në asnjë mënyrë të mos votojnë për Donald Trump. Në vend të tij, sipas ndërgjegjes, ata le të vendosin nëse do të votojnë për Hillary Clinton apo për një person të tretë.

“Çfarëdo që të bëni, mos iu dorëzoni këngës së sirenës që vjen nga një demagog i rrezikshëm. Votoni patjetër, por thjesht jo për Donald Trump”, mbyllet editoriali i gazetës së njohur amerikane.

ma.me

Next Post
Një mollë në ditë eviton zhvillimin e 5 llojeve të kancerit

Një mollë në ditë eviton zhvillimin e 5 llojeve të kancerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com