Sot rreth orës 10:30 minuta në kabinetin e ministrit të Brendshëm është kryer pranim dorëzimi i pozicionit të ministrit.
Në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës dhe ligjet që dalin nga marrëveshja, posti i ministrit tani i takon zëvendësministrit Agim Nuhiu. Ministri i deritanishëm Oliver Spasovski ia dorëzoi funksionin dhe Nuhiu u bë ministri i parë shqiptar i Punëve të Brendshme.
Përveç ministrit Spasovski nga funksioni tërhiqet edhe ndihmës ministri Oliver Andonov, përgatiti Koha. (b.an)