• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Për të mos vjedhur djemtë e Kombëtares

by Lorenc Vangjeli
17/06/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Të duash kombëtaren e futbollit, të ëndërrosh për të, të jesh krenar për fitoret dhe i zhgënjyer për humbjet, të të pëlqejë dhe të të dhembë pafund gjithçka ka të bëjë me të, është një akt pothuaj i pavetëtijshëm. Eshtë gati si një refleks i pakushtëzuar. Si frymëmarrja për shembull. Shqipëria është një vend i zhgënjyer shpesh qoftë në fushën e futbollit, qoftë në çdo rast tjetër kur kemi luajtur kombëtarisht në Evropë. Për shembull, kemi dështuar krenartisht në sektorin e shitjes së makinave. Autobuzët fizarmonikë apo Shkodra, siç quheshin dikur, nuk mundën të shiteshin në asnjë vend. As traktori shqiptar, të cilin e drejtoi për herë të parë një ish-kryeministër komunist, i fundit i vetvrarë në detyrë, nuk u pa gjëkundi në fushat e dynjasë evropiane. Ndryshe propaganda komuniste nuk e kishte për gjë të pretendonte se po mbante me bukë dhe kapitalizmin.

Eksportet shqiptare të kompiuterave dhe pajisjeve elektronike në përgjithësi nuk para kanë qenë të mira. Domethënë kanë qenë zero. Sepse këtyre anëve nuk ka zënë ende fill prodhimi i këtyre sendeve të gjenisë njerëzore që ndihmojnë njeriun në punë dhe që të fitojë më shumë para me më pak punë.

Lista e eksporteve shqiptare në Evropë nuk zgjatet me demokracinë, me sundimin e ligjit, me efiçencën e administratës, me pastërtinë prej uji burimi të të zgjedhurve në parlament a në qeverisjen vendore, në distancën minimale mes fjalës dhe veprës në politikë, me cilësinë e arsimimit dhe ekonomisë, me gjendjen e rrugëve apo të hekurudhave; me pak fjalë, me gjithë zejet e vështira të mendjes dhe të shpirtit njerëzor.

Dje më shumë dhe sot më pak, dje në mënyrë të organizuar shtetërore dhe kooperativiste të planifikuar dhe sot ende në përpjekje për të gjetur treg, në Evropë po eksportohen krenare fruta e perime, nga molla tek preshi, nga luleshtrydhet tek kastravecët. Sepse këto janë mundësitë e vendit. Modeste. Reale. Klasike. Gjithë hesapet e tjera pavarësisht si fillojnë, mbarojnë duke përdorur edhe preshin, edhe kastravecin si karburant për fluturim.

Shpërthimi i trazuar i dashurisë pa kufi dhe pa kushte për kombëtaren shqiptare të futbollit është absolutisht një nga shfaqjet më të ndjera dhe të sinqerta në vend. Instiktive dhe të mrekullueshme. Deri në momentin që loja e tyre trajtohet si lojë. Deri në momentin kur shpinës së lojtarëve, mundit dhe djersës së tyre nuk ju kacaviren mitet që prodhohen pafund në këtë copë tokë edhe malësi si Ballkan, edhe det si Mesdhe.

“Skenderbej, heronj, luftëtarë, të lavdishëm”, e të tjera e të tjera epitete që duket sikur kanë dalë nga Eposi i Kreshnikëve, në të vërtetë nuk ndihmojnë aspak. Ato do të ishin normale në gojën e tifozëve anonimë, të atyre që janë nën efektin e adrenalinës në stadium apo të atyre që dridhen në bare apo në “Fan Zone”-t publike, por tingëllojnë si krisma në koncert kur i përdorin politikanë që tentojnë të bëjnë tifozin. Edhe pse në momentin e parë ngjajnë simpatikë dhe “trendy”. Siç do të ishte padyshim“trendy” edhe dikush që premton se pavarësisht rezultatit të kombëtares, do të dilte t’i priste në aeroport. Me lule dhe këngën me Xhamadan. Duke u futur edhe këtu. Si për të thënë e përsëritur se në Shqipëri, gjithçka fillon dhe mbaron tek politika. E cila për gjithçka e shumëçka duhet të jetë e pranishme si notere për të thënë fjalën e saj.

Fatmirësisht, edhe falë skuadrës fantastike që ka shkuar kuq e zi në Francë, ky dualitet po tkurret. Më saktë, po bëhet pak nga pak qesharak. Pakkush e ka mendjen tek kjo tentativë për të tërhequr vëmendje nga vëmendja që meritojnë Kuq e Zinjtë.

Të ishte ndryshe… Për shembull, sikur për fat, të mos kishim pësuar të parët gol me Zvicrën, por të kishim shënuar në ato tre-katër raste drithëruese, sikur të kishim “shpupulosur” me tre gola Gjelat trengjyësh, edhe nëse ata na godisnin pabesisht dy herë në fund, sikur çuant t’i vinin nën këmbë rumunët me nga dy gola në secilën pjesë, sikur të fitonin në gjysëm finale, pastaj triumf në finale duke shënuar fitoren e radhës dhe përfundimtare… Mos o Zot, një skenar i tillë, sepse cinizmi elegant i trajnerit shqiptar me origjinë italiane, do të kishte kuptim të drejtpërdrejtë: ai do të ishte njeriu më i rëndësishëm në vend! Dhe kushdo, me kusht që zgjedhjet të ishin të lira e të ndershme, do ta votonte atë për kryeministër. Berisha, portieri dhe jo Doktori, do të bëhej ministër mbrojtjeje në vend të Kodhelit, Cana tek ministria e brendshme më mirë se Tahiri e kështu me rradhë, 23 djem pa gra në mes, do të ishin kabineti ideal De Biazi. Që në Tiranë do të vinin me një produkt konkret për të Lindur e Rilindur kombin nëpërmjet futbollit. Që do të iknin nga Tirana për të eksportuar modelin triumfues shqiptar dhe për të bërë atë që dikur donte, por nuk e bëri dot komunizmi i Hoxhës: fanarin ndriçues në bregun e Adriatikut.

Eshtë fare e lehtë të rrëshkitet në fantazi, sa kohë që Kuq e Zinjtë e futbollit meritojnë një mirënjohje sublime dhe politika e ditës nuk tenton ta shndërrojë lojën e tyre, në lojë të saj pothuaj elektorale. Duke harruar se në një vend të vogël, të varfër e plot pasiguri si Shqipëria që as nuk mund të prodhojë dhe as mund të shesë makina, modestia duhet të jetë një akt pothuaj i vetëdijshëm. Gati-gati si një refleks i pakushtëzuar. Në këto ditë kur gjithkush mban frymën për Kuq e Zinjtë dhe Reformën në Drejtësi, modestia duhet të jetë e paprerë. Si frymëmarrja për shembull.

P.S. TIA, Aeroporti Nënë Tereza ndryshoi pronësi. Nga gjerman u bë kinëz. Italianët janë në grevë dhe kanë anulluar shumë fluturime. Shqiptarët e paduruar gjithsesi presin me durim. Si gjithmonë në pritje për të udhëtuar në Evropë. Më shpirt e kanë bërë gjithmonë atë fluturim vetëm vajtje.

Next Post

Koço Kokëdhima: “Drejtësinë” ta miratojmë me konsensus, jo të rekrutojmë deputetët të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

I akuzuar për vrasje 25 vite më parë, arrestohet në Shqipëri shtetasi nga Kosova

May 12, 2026
Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

May 12, 2026
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

May 12, 2026
“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

May 12, 2026
“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit

Starmer nuk largohet: Jeni të frustruar por kemi kundërshtar të rrezikshëm

May 12, 2026
Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 12, 2026
“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

May 12, 2026
“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

May 12, 2026

Vetëm 950 mijë do të votonin sot në Shqipëri – mbi 2/3 e tyre për PS-në

May 12, 2026
Të ardhurat për frymë rriten në të gjithë Ballkanin, po si renditet Shqipëria?

Të ardhurat për frymë rriten në të gjithë Ballkanin, po si renditet Shqipëria?

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In