• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të mos thyer traun tjetër të shtëpisë dhe serioziteti i Ramës!

by Shpëtim Nazarko
04/09/2017 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Shkruar dhe përsëritur shumë herë. Shtyllat e ndërtimit të vëndit, janë të lidhura së pari me modernizimin e resurseve që të kanë lënë të parët dhe së dyti me pozicionin gjeografik që zotëron. Në një vështrim ndoshta edhe me të thjeshtuar, të dyja shtyllat, janë të lidhura me pozicionin gjeografik që të kanë lënë të parët e tu.

Në mënyrë manuale, pra pa dalë traktatet apo librat e ekonomisë, të parët e kanë kuptuar mënyrën e ekzistencës, apo thjesht të mbijetesës së tyre. Shqipëria ka qënë vënd blegtoral dhe bujqësor. Kjo është shtylla e parë e saj. Së dyti, ka qënë dhe është vënd tranzit.

Një përcaktim i qartë i dy shtyllave, do të kërkonte që ligjet më të rëndësishme të vëndit të hartoheshin për të mbajtur në këmbë këto dy shtylla. Pas kësaj pjesa më e rëndësishme e sitemit arësimor të vëndit, do të kërkonte t’i perfeksiononte ato.

Mundet që përkufizimet e sipërme të jenë të mangëta apo të jetë thjesht produkti i një këndvështrimi personal. P.sh mund të ndodhë, që të parët të kanë lënë një vënd sa të varfër në resurse aq edhe të dobët në një pozicion gjeografik.

Ka shëmbuj praktikë për të dyja rastet. Mund të jesh përshëmbull në Rusi, që t’i kesh të dyja shtyllat të shëndetshme dhe t’i keqësosh ato nëpërmjet njerëzve që udhëheqin. Po mund t’i kesh të dyja ato të dobëta dhe të kesh udhëheqësa të dorës së parë si Japonia dhe të ecësh shumë mirë përpara.

Ku hyn Shqipëria?

Besoj aq sa kuptoj, ne jemi në pozicionin e Rusisë dhe jo të Japonisë. E dyta u mëson që në shkollën fillore nxënësve të saj, se duhet të kuptojnë që jetojnë në një vënd të varfër qoftë në resurse dhe qoftë në pozicion gjeografik. E për këtë arësye duhet të punojnë shumë më të tepër se të tjerët.

Pozicioni tranzit i Shqipërisë në shumë shkrime dhe bile edhe në ato të ditëve fundit, këtu është diskutuar dhe mund të nxjerrim përfundimin, se ai nuk është shfrytëzuar. Kjo duke tentuar ndërtimin e rrugëve të mëdha, pa ndonjë strategji të paracaktuar e ca më keq përpara ndërtimit të porteve. Tentativë që në fund të fundit na ka futur në borxhe, që kur merren prej investitorëve vëndas, i shpien edhe këta të fundit më shpejt se sa duhet në katastrofë. Kjo sepse për shkak të numrit të vogël të mallrave vëndase që qarkullojmë, koncensionet që ata marrin nga shteti, dalin të paleverdisshme. Ky i fundit fillon dhe i paguan gjithnjë e më me vonesë, duke i shpënë në rrënim të plotë.

Por ndërkaq, nga ana tjetër, mosshfrytëzimi i pozicionit gjeografik, nuk të lejon të futësh në lojë lëndët e para të nxjera nga nëntoka të cilat janë minerale e kërkojnë transporte me hekurudha apo vaporë.

Po si i bëhet në këtë rast kur nuk ke mundësi reale të shfrytëzosh pozicionin gjeografik? Mbetesh t’i drejtohesh shtyllës së pare, apo siç u tha më sipër, modernizimit të resurseve që të kanë lënë të parët. Nuk po e riparaqitim edhe njëherë tabelën e të dhënave që thekson se Shqipëria e vitit 1936, sipas instituteve të Romës, ishte në vëndin e parë në Europë e më tej për numurin e të imtave apo lopëve për 1000 banorë. Pas 1944, ajo e humbi gradualisht këtë monopol dhe ju përvesh bujqësisë. Sidoqë të quhet sistemi i kohës së Hoxhës dhe puna rraskapitëse, bujqësia filloi pas viteve 60 –të shekullit të kaluar, të prodhonte dhe bonifikimet masive të fushave dhanë rezultate vecanërisht në sektorin e drithrave. Pas 90-tës, prodhimi filloi përsëri të bjerë në këta sektorë dhe duket një rigjallërim i blegtorisë, apo ndryshe njëfarë rikthimi në të kaluarën.

Megjithatë thënë shkurt dhe për të hyrë sa më konkretisht në temë pavarësisht trajtimit kriminal, bujqësia ka dhënë në rastin më të keq 15 dhe në rastin më të mirë gati 25 përqind të prodhimit të përgjithshëm.

Po a e ka përmirësuar kjo pozicionin tonë në ekonomi? Dhe si është realisht shtylla e parë, pra ajo që lidhet me modernizimin e resurseve që na kanë lënë të parët?

Një vështrim i thjeshtë, si ai bërë me blegtorinë e viti 1936, të lë të kuptosh në pamje të parë se Shqipëria është në vëndet e para në të ardhurat që siguron nga bujqësia, krahasuar kjo edhe me vënde të zhvilluara. Po ky vështrim i parë është thjesht një mirazh. Aftësitë përpunuese të Shqipërisë janë afër zeros dhe analiza e drejtë, të shpie në përfundimin se ashtu si dhe në kohën e Hoxhës, jemi një vënd totalisht i prapambetur në bujqësi. Për një përfytyrim më të thjeshtë, situata është analoge me ato të mineraleve. Ne i shesim ato në trajtë të papërpunuar dhe kështu fitojmë shumë më pak se sa do të fitonim nëpërmjet përpunimit. Po nëse në këto lloj industrish një përfundim i tillë edhe mund të justifikohej për një vënd si yni, në bujqësi kjo analogji apo politikë, duket e palejueshme

Nja pak shifra të thjeshta ta bëjnë të qartë dramën:

Në vitin 2016 u importuan 814 milion euro ushqime dhe u eksportuan 153 milion. Nga këto 42 milion euro ujë mineral, dhe 37 milion bukë, torta, biskota dhe nja 18 milion euro konserva perimesh. Po të shtosh këtu edhe nja 30 milion euro ushqim për kafshët, kryesisht nga Serbia, e kupton dramën tonë në formën e saj të plotë.

Po nëse në shtyllën e parë atë të pozicionit gjeografik, shumat e parave që duhen gjetur janë kolosale, në këtë shtyllën e dytë kjo dramë nuk duhet lejuar kurrë. Ajo kërkon shumë më pak para se shtylla e parë. Po natyrisht shumë më tepër organizim dhe shumë më tepër dashuri. Marëdhëniet me tokën, apo ndryshe pronësinë e saj, sistemet e vaditjes, rrugët që cojnë prodhimin në treg, janë punë të qeverisë, apo janë ato që vënë më shpejt bankat në lëvizje për të dhënë paranë në një sektor që deri tani është më i pakredituari apo më i keq kredituari…

Çështja e të rriturit të aftësive përpunuese të vëndit, nisur nga bujqësia dhe blegtoria e tij duket e detyrueshme dhe për një shkak elementar.

Një vështrim i thjeshtë i supermaketeve gjigande që janë jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe, shpesh të jep të kuptosh se vëndi është thjesht i falimentuar, sepse nuk plotëson atë që thjesht e quajmë kërkesë-ofertë. Nëse në supermarketet gjermane apo të vëndeve të tjera të Europës, nga ushqimet e deri te veshja, mallin mund ta marrësh me një shumë që varijon nga 10 -60 përqind të të ardhurave ditore, këtë gjë në Shqipëri nuk e ëndërron dot kurrë. Nëse me mesataren e rrogave tona do të duhen për punëtorin nga 5 deri në 10 ditë të blejë një palë këpucë, shakaja është e kuptueshme pse është e rëndë.

E përkthyer më thjesht, kjo situatë e krijuar nuk shpie dot në riqarkullimin e mallrave por ama të shpie në vdekjen e bujqësisë apo blegtorisë.

Tmerrohesh kur sheh fshatarin që për të dalë rentabël, duhet të përdorë elemente që e shtojnë artficialisht prodhimin nëpërmjet ilaceve apo hormoneve. “Shakara” këto që shpesh në vënd t’ja lehtësojnë jetën, e fundosin akoma më keq në mjerimin e tij.

Drama e treguar është bërë më e plotë, kur në vitet tona të tranzicionit Minstrinë e Bujqësisë apo të shtyllës së parë më të rëndësishme të ekonomisë kombëtare, fituesit e zgjedhjeve ja u kanë dorëzuar si trofe lufte këtë ministri, partive më të vogla.

Dramën e krijuar, që e tregon Shqipërinë si vëndin më të prapambetur bujqësor të Europës Rama duhet ta zhbëjë megjithë fuqinë e tij, para se të jetë shumë shumë vonë. Hapin e parë duke caktuar në krye tësaj një ministër të partisë tij e bëri me karakteristika menaxheri, po kaq është shumë pak.

Un besoj se këtej e tutje në vënd që të tregojmë historitë që vijnë nga ministria e financave e që kanë njëzetë e pesë vjet që tregohen apo kanë mbetur si atavzima që nga koha e komunizmit, në lidhje me rritjen në përqindje, ato duhet t’i zëvëndësojmë me dicka tjetër.

Suksesi real i ekonomisë, do të ishte i lidhur me faktin, se sa është rritur realisht aftësia përpunuese e vëndit në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Sa investitorë vëndës janë mobiluzuar atje, duke ju afruar lehtësirat përkatëse e me radhë.

Të tjerat besoj se nuk të shpien gjëkundi. Ato vetëm se përshpejtojnë thyerjen e shtyllës së dytë që mban vëndin në këmbë, përveç asaj të pozicionit gjeografik.

A do të merret Rama seriozisht këtë mandat me bujqësinë? Të presim e të shohim. Vetë vëndi nuk ka më kohë të presë. (Konica.al)

Next Post
Merr fundi makthi, reshjet shuajnë të gjitha vatrat e zjarreve në Shqipëri

Merr fundi makthi, reshjet shuajnë të gjitha vatrat e zjarreve në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thyerja e ‘arrestit në shtëpi’, 375 raste gjatë vitit 2025! Të akuzuarve u shtohet deri në 5 vite burg

Thyerja e ‘arrestit në shtëpi’, 375 raste gjatë vitit 2025! Të akuzuarve u shtohet deri në 5 vite burg

April 26, 2026
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit

Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit

April 26, 2026
Shpenzimet fiskale të Kinës në tremujorin e parë shënuan ritmin më të shpejtë në 5 vjet, të ardhurat u rritën me 2.4%

Shpenzimet fiskale të Kinës në tremujorin e parë shënuan ritmin më të shpejtë në 5 vjet, të ardhurat u rritën me 2.4%

April 26, 2026
Shërbimi Sekret reagon pas sulmit në eventin e Trump: Frikacaku tentoi të shkaktojë një tragjedi kombëtare

Shërbimi Sekret reagon pas sulmit në eventin e Trump: Frikacaku tentoi të shkaktojë një tragjedi kombëtare

April 26, 2026
Shqiptari i dëbuar kthehet sërish në Itali, arrestohet dhe përfundon në qendrën e riatdhesimit

Shqiptari i dëbuar kthehet sërish në Itali, arrestohet dhe përfundon në qendrën e riatdhesimit

April 26, 2026
I dogjën makinën pranë banesës, reagon gazetari Curri: Akt i qëllimshëm dhe i lidhur me punën

I dogjën makinën pranë banesës, reagon gazetari Curri: Akt i qëllimshëm dhe i lidhur me punën

April 26, 2026
Bordi i Paqes, ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nis misionin në Gaza

Bordi i Paqes, ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nis misionin në Gaza

April 26, 2026
Sulmi me armë në darkën me gazetarët, Netanyahu: I tronditur nga tentativa e vrasjes së Trump

Sulmi me armë në darkën me gazetarët, Netanyahu: I tronditur nga tentativa e vrasjes së Trump

April 26, 2026
President Begaj dënon sulmin në Uashington: Solidaritet të plotë me popullin amerikan

President Begaj dënon sulmin në Uashington: Solidaritet të plotë me popullin amerikan

April 26, 2026
Sulmi me armë në darkën e Trumpit ndodhi në të njëjtin vend ku u qëllua Ronald Reagan 45 vite më parë

Sulmi me armë në darkën e Trumpit ndodhi në të njëjtin vend ku u qëllua Ronald Reagan 45 vite më parë

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In