• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të marrët që bërtasin pse ndërhyri policia, le të vriteshin

by Bledi Lumani
08/01/2022 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Propaganduesve mediatikë të Sali Berishës, që deri dje ishin këshilltarë të Lulzim Bashës, nuk iu ka bërë përshtypje ajo skenë kafshërore para selisë së PD-së, ku një çetë e dalë mendsh, me varre e trapanë në dorë, u lëshua si e tërbuar për të hyrë brenda godinës ku ndodhej jo vetëm “besëpreri” Lulëzim Basha, por edhe dhjetëra persona të tjerë, fati i të cilëve mund të ishte tragjik, nëse turma depërtonte brenda.

Me siguri janë mësuar me këto skena dhe nuk iu bën më përshtypje dhuna.

I gjithë tërbimi i tyre u drejtua mbi Policinë e Shtetit, pse ndërhyri për të penguar që kësaj marrëzie t’i shkohej deri në fund dhe po çirren banaqeve televizive e portaleve të financuara nga paratë e korrupsionit shtetëror, duke thënë se ndërhyrja e Policisë tregon se Lulzim Basha po bashkëpunon me Edi Ramën.

Për ta, Policia e Shtetit duhej të vëzhgonte nga larg se si vriteshin mes tyre demokratët, për një godinë që s’i duhet as dreqit, kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, se kështu do të vërtetohej se Basha nuk është peng i Edi Ramës dhe nuk bashkëpunon me këtë të fundit.

Pra Policia duhej të bënte sehir deri në fund, për t’iu vërtetuar këtyre të marrëve mediatikë, se nuk paska gjë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Harrojnë” se Policia e ka për detyrë të mbrojë jo vetëm kryetarin e opozitës dhe deputetët, kur iu rrezikohet jeta, por çdo qytetar.

Dhe ajo që po ndodhte para selisë së PD-së, ishte pikërisht kjo, cënimi i sigurisë së jetës së deputetëve dhe kryetarit të opozitës, por dhe vetë atyre që ishin mbledhur aty.

Policia jo vetëm që e kishte për detyrë të ndërhynte, por për turpin e saj, e kompleksuar pikërisht nga këta të marrë mediatikë, që thoshin se po të ndërhynte, ajo tregonte lidhjen Rama-Basha, lejoi të ndodhnin ato skena dhune e të vihej në rrezik serioz jeta e shumë qytetarëve, atyre që ndodheshin brenda, por dhe atyre që po sulmonin godinën.

Ça prisnin këta, që t’i shkonin Bashës në zyrë me varre e qysqi në dorë dhe ta nxirrnin zvarrë, apo ta fluturonin edhe nga kati i dytë i zyrës së tij e të shpërthenin britmat “e hodhëm, e hodhëm qelbësirën”, se kështu kënaqeshin këta konspiracionistët e lidhjes Rama-Basha?

Epo boll të marrë kishte aty në sheshin para selisë së PD-së, mos pretendoni që të marrosej në atë farë mase edhe Policia, sa të bënte sehir që ta zgjidhnin me Kanun këtë punë Berisha me Bashën!

Next Post
Dhuna në protestë/ Policia vazhdon shoqërimet në komisariatet e drejtoritë, numri i të ndaluarve i kalon 50

Dhuna në protestë/ Policia vazhdon shoqërimet në komisariatet e drejtoritë, numri i të ndaluarve i kalon 50

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In