Dhuna në protestë/ Policia vazhdon shoqërimet në komisariatet e drejtoritë, numri i të ndaluarve i kalon 50

TIRANË

Mbi 50  persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës deri më tani për protestën e dhunshme të Sali Berishës, mes tyre edhe këngëtari Stresi. Gazetarja Dorjana Bezat ben me dije se jane shoqeruar edhe 8 persona që ndodheshin brenda selise se Partisë Demokratike. Të ndaluarit janë dërguar në Komisariate dhe në drejtorinë vendore të policisë në kryeqytet. Shumica e të shoqëruarve janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit bëri të ditur se “do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë”.

Prej orës 13:00 ekspertet ligjore po grumbullojnë provat materiale të lëna pas nga dhuna si edhe vëzhgimin e kamerave të sigurisë së selisë blu për identifikimin e gjithë atyre që thyen rendin dhe sigurinë publike. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.