• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të kuptuar kë kemi pasur president dhe kryeprokuror!

by Mero Baze
14/04/2018 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze/ 

Sali Berisha është zbythur dje me takt nga “akuza” e tij rreth të ashtuquajturës kërkesë për arrestim nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, duke rikeqpërdorur në mënyrë të pamëshirshme ish- kryeprokurorin e Shqipërisë dhe ish- presidentin e Shqipërisë. Duke qenë se e mendon çdo ditë mundësinë e arrestimit të tij, dhe këtu nuk ka faj me ato që ka bërë, ai provoi në “sqarimin” e djeshëm, se ka bërë një “provë gjenerale” për të testuar sa mundësi ka pasur që perëndimorët, ndërkohë që bënin reformën, të kishin një plan për arrestimin e tij. Duke qenë se ai problem kryesor në gjithë procesin e reformës, kishte vetëm ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, dhe sidomos kompetencat e OMN, ai paska tentuar të prodhojë një lajm rreth kërkesës për arrestimin e tij.

Siç e pranoi vetë, në këtë skenar ai ka përfshirë presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla, në një version fare banal. Ka thirrur Adriatik Llallën dhe i ka thënë t’i thotë Bujar Nishanit se ka pasur një kërkesë për arrestim. Ky i fundit pastaj ka thirrur ambasadoren Vlahutin. Në fund, nuk ka ndodhur asgjë, pasi ka qenë thjesht një gënjeshtër, por i gjithë skenari dëshmon se kë kemi pasur president dhe kryeprokuror.

Dy figurat kyçe të shtetit shqiptar kanë qenë aq joseriozë dhe të verbër në shërbimet politike, sa kanë rënë dakord të prodhojnë një gënjeshtër shtetërore, dhe përmes kësaj, të shantazhojnë ambasadoren e BE në Shqipëri.

D.m.th kryeprokurori, i cili duhet të vihet në lëvizje vetëm nga faktet dhe shkresat zyrtare, ka pranuar të jetë dëshmitar anonim në një deklaratë e cila është e mjaftueshme që sot t’i hedhësh prangat si mashtrues në emër të shtetit shqiptar.

Presidenti, edhe më i mangët seç e kemi ditur, po ashtu ka pranuar të bëjë sikur e thërret zyrtarisht për të mësuar të vërtetën, dhe në fund gjithë skenari ka përfunduar si kafene e plakave të lagjes, që dikush i tha dikujt diçka, por në fakt nuk e dimë sa e vërtetë është.

Nga e gjithë kjo histori poshtëruese për krerët e institucioneve të shtetit shqiptar, e vetmja gjë që vlen është që Sali Berisha, së paku e ka menduar burgun, dhe nuk është ashtu siç kërkon të hiqet.

Por nga ana tjetër, mënyra kriminale si ai ka përdorur institucionet e shtetit shqiptar në funksion të një paranoje të tij, është e frikshme.

E gjithë kjo histori vlen tashmë të hetohet zyrtarisht dhe njerëz të tillë që keqpërdorin një zyrë të lartë të shtetit shqiptar në funksion të një paranoje, duhet të përballen me ligjin.

Shantazhi që i është bërë në këtë rast zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, është ekstrem, dhe është bërë jo vetëm në mungesë të çdo fakti, por dhe duke keqpërdorur pa mëshirë dy institucionet më të larta të shtetit, presidentin dhe kryeprokurorin.

Një kryeprokuror që merr një kërkesë të tillë në zyrë nga një diplomat, ose duhet të ndalojë diplomatin dhe të kërkojë zbimin e tij nga Shqipëria, ose duhet të marrë në dorë faktet që ai i jep dhe të operojë për t’i zbardhur. Kurse ky versioni që zotit Llalla i paskan kërkuar gjithë ambasadorët arrestime dhe ky nuk i ka denoncuar, na bën vendin më qesharak në botë edhe kur nuk është e vërtetë.

Pasi kjo na lë të besojmë, se në zyrën e Adriatik Llallës mund të ketë shkuar kushdo dhe të ketë kërkuar arrestime dhe linçime, dhe ai ka vepruar pastaj sipas qejfit.

Sali Berisha dhe opozitarët e tjerë, që tani shqetësohen se në zyrën e kryeprokurorit ka shkuar Arta Marku, po dëshmojnë se kanë pasur aty jo më një kukull, por një ushtar të neveritshëm politik, që ka pranuar të vihen në gojë të tij, gjëra që nuk ja kanë dëgjuar veshët. Ai është dëshmitari i rremë më i rëndësishëm i shtetit shqiptar, pasi po përdoret si i tillë, jo për ndonjë vrasje ordinere, por për të futur në luftë Shqipërinë me Perëndimin dhe për t’i shërbyer paranojave të një plaku që shikon ëndrra me burg.

Mjafton kjo për të kuptuar kë kemi pasur president dhe kryeprokuror dhe për kë duan t’i vënë zjarrin Shqipërisë opozitarët e sotëm. Kemi pasur kryeprokuror dikë që provë quan dëshirat paranojake të Sali Berishës dhe president dikë që mendon se zyra e presidentit është zyrë për të noterizuar çdo paranojë të Sali Berishës. Edhe kur të gjitha palët e dinë se bëhet për të goditur praninë e Perëndimit në Shqipëri.

Next Post
Ish-ministri i PD: Lulzim, jep dorëheqjen! PD mund të shkojë drejt mbylljes

Lobimi rus, Imami: Të krijohet një bord që të kontrollojë financimet dhe shpenzimet e PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Partitë në Kosovë ende pa një marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit!

September 28, 2026
Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

September 28, 2026
SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

September 28, 2026
“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

September 28, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

September 28, 2026
“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

September 28, 2026
Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

September 28, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit Erion Bani: Duhet dialog!

September 28, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Shqipëria në 35 vite tranzicion ka pasur katër figura politike më karizmatike e popullore!

Precedenti i rotacionit “automatik” mori fund në 2009-n

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com