• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të gjithë “të bezdisurit” nga përkujtimi i 21 Janarit

by Mero Baze
21/01/2025 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për t’u tallur me vrasjet e 21 janarit, sidomos me ritin e përkujtimit të tyre. Vrasësit kanë filluar të kenë një ndjenjë krenarie për atë akt, duke u thënë të vrarëve, sikur: “Ja ku kaluan 14 vjet, dhe e drejta vazhdon të jetë me ne.”

Po ta shohësh edhe sot në portalet e Sali Berishës apo rrjetet sociale të ushtarëve të tij, ekziston një përpjekje për të ironizuar ata që përkujtojnë 21 janarin, si “hipokritë” apo si njerëz që “nuk i mbajtën premtimet.”

Vetë Sali Berisha madje paska thënë se qysh atë natë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen – një nga ato gënjeshtrat e tij të zakonshme, që përpiqen të zënë vend tek njerëzit që nuk janë shumë të interesuar për çfarë ka ndodhur.

E gjithë kjo vjen nga fakti se 21 Janari është një krim i lidhur me mentalitetin politik, më shumë se një krim i ndodhur nga dalja e situatës jashtë kontrollit. Më 21 janar, Sali Berisha urdhëroi vrasjet kur protesta mbaroi, kur protestuesit po shpërndaheshin, dhe kur ai ndihej i poshtëruar prej tyre. Duhet shumë kohë të hidhet dritë mbi atë çast kur ai u ka thënë trupave të Gardës, në tërbim e sipër, “vritini”. Por e sigurt është se, në momente të tilla, një politikan zbulon atë që mban të fshehur brenda vetes.

Të gjitha arsyetimet që ai përpiqet të japë për këto 14 vite – pse vrau – janë vulgare, të tipit “ata kaluan vijën e sigurisë”, “ata thyen rregulloren e bunkerëve,” e broçkulla të tjera.

Nëse qeveria e sotme, ajo e Edi Ramës prej vitit 2013, do të zbatonte argumentet e Berishës për vrasje të protestuesve që sulmojnë ndërtesa qeveritare apo u vënë flakën atyre, do të duhej të ishin vrarë çdo muaj nga 3-4 demokratë, të cilët i vënë flakën godinave, thyejnë dyer dhe xhama të ndërtesave qeveritare dhe depërtojnë në hapësirat e “rregullores” berishiane. Por nuk i kanë vrarë; jo sepse mungojnë rastet, por ngaqë nuk kanë mentalitet vrasësish në pushtet. Po të kishin, mosndëshkimi i krimit të 21 janarit do të ishte një alibi e madhe për ta, për të vrarë pa u hyrë “gjemb në këmbë”.

Sikur të ishte ashtu siç pretendon Sali Berisha, vetë ai nuk do t’i nxiste më njerëzit e vet të futeshin me forcë në dyert e Kryeministrisë apo ministrive, me flakë në dorë e me molotov, sepse do t’i kujtoheshin “rregulloret” që ai vetë thotë se mbrojnë institucionet.

Ç’ia vë vulën gjithë kësaj ligësie, është fakti që Berisha ka zhdukur provat e regjistrimit të Gardës së Republikës atë natë. Ai ka kopjuar të dhënat në një kartë disk të jashtëm, përpara se të dilte në konferencë për shtyp në orën 19:30 të 21 janarit, dhe në mesnatë, ka ndërruar hard diskun, duke fshirë gjithçka. Dhe për këtë pati hetim ndërkombëtar: e hetoi FBI, e cila e zbuloi këtë skandal. Pas kësaj, Berisha nuk pranoi asnjë hetim dhe asnjë gjykim të çështjes, duke nxjerrë nga burgu edhe komandantin e Gardës – i kapur në flagrancë, jo vetëm si urdhërues, por edhe si manipulues provash, pasi ndërroi tytën e pistoletës pas vrasjeve.

Kështu, të gjithë ata që ndihen “fitimtarë” në çdo 21 janar, me arsyen “ne vrarë dhe asgjë s’na ndodhi,” duhet të kuptojnë se kanë fatin e madh që, pas vitit 2013, në pushtet nuk erdhi një qeveri që zbaton “rregullat” e shpikura nga Berisha për vrasje. Sepse tani do ishim duke vendosur lule në varret e tyre. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur. Dhe Sali Berisha ka mbetur i vetmi “vrasës” në këtë vend.

Është radha e tij. Për burg!

Next Post
Bullizmi politik me 21 janarin!

Bullizmi politik me 21 janarin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë: Të zbatojmë marrëveshjet dhe të nisim projekte të reja

September 15, 2026
Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

September 15, 2026
Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com