Të gjithë ata qytetarë që përdorin urat e lumit të Lanës për nevojat e tyre… do duhet ta rimendojnë tashmë dy herë!
Bashkia e Tiranës ka vendosur disa tabela që tregojnë qartë se çdo person që tenton të urinojë poshtë urave do të filmohet… dhe veç gjobitjes, do marrë dhe një lajm tjetër të trishtë… nëse shikoni me vëmendje tabelat e vendosura poshtë urës, në to shkruhet ndër të tjera dhe “youtube”, që do të thotë se ata që regjistrohen do të publikohen në të, një praktikë kjo e ndjekur nga shumë vende perëndimore për të dekurajuar vandalizimin e qyteteve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi përmes rrjetit social “Twitter” se kushdo që do të urinojë poshtë urave do të përfundojë në rrjetet sociale.
“Mos e bëj këtë në Tiranë, ose pastaj do bëhesh VIP në rrjete. Tirana është shumë më e pastër dhe gjobat janë duke funksionuar! Por, ju lutem mos e bëni këtë në qytet, ose do të bëheni me të vërtetë të ‘famshëm’ në internet. Tirana më e pastër, por duhet ende ndryshim kulture”, tha Veliaj./java/a.k