• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të fituar deri ne fund, studentët tani duhet të nisin dialogu

by Java News
07/12/2018 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka betejë në botë që të jetë përmbyllur ndonjëherë pa një tryezë negociatash. Pas vetëm katër ditë protestash, studentët tashmë kanë fituar respektin e opinionit publik, si edhe vëmendjen dhe reflektimi e qeverisë, e cila ka vepruar konkretisht duke ndryshuar VKM-në mbi tarifat për provimet e mbartura (që ishte shkëndija e demonstratave) dhe është shprehur e gatshme për të plotësuar edhe shumë kërkesa të paraqitura më pas nga studentët. Politikisht, studentët e kanë fituar tashmë betejën e tyre, një rezultat i arritur në kohë rekord. Protesta për armët kimike, sa për të kujtuar një shembull të afërt në kohë, zgjati shumë më tepër, para se Edi Rama të tërhiqej.

Por, në mënyrë që kjo fitore politike të transformohet edhe në rezultate konkrete, është e domosdoshme që palët të ulen rreth një tryeze, për të diskutuar hapat që pasojnë. Negociatat bëhen gjithnjë nëpërmjet një përfaqësie dhe, t’i refuzosh ato nga frika se përfaqësuesit nuk do të ishin të përshtatshëm, rrezikon t’i çojë këto demonstrate në një tunel pa dalje. Disa herë luftëra gati të fituara janë humbur edhe nga frika.

Ka shumë mënyra për të zgjedhur përfaqësuesit dhe ka po aq shumë mënyra për të kontrolluar veprimtarinë e tyre, siç ndodh në të gjitha protestat studentore në botë. Tani është e rëndësishme dhe urgjente që studentët të përcaktojnë këto rregulla të vetë-rregullimit, për ta ngritur lëvizjen e tyre spontane në një aksion politik, të koordinuar dhe të deleguar tek një lidership. Pa e çuar protestën nga sheshi tek tryeza e negociatave, vetë protesta rrezikon të shkojë dëm dhe fitorja politike e arritur mund të shfryhet si një flluskë sapuni.

Ky është momenti ideal për të nisur negociatat, pasi është qeveria ajo që i kërkon. Ky ishte edhe qëllimi i protestave: të detyronin qeverinë të dëgjonte studentët. Të refuzosh ftesën për dialog, politikisht dhe strategjikisht nuk ka sens, ndërkohë që ta lije protestën pa lidership, mund ta transformonte atë në një kaos, ku secili e ndjen veten të lirë të kërkojë çfarë t’i vijë ndërmend dhe, në atë pikë, përballë njëmijë kërkesave pa sens, as ato që kanë një sens nuk do të mund të plotësoheshin. (c.b.)shqiptarja.com

Next Post
Nuk kam asnjë detyrim që të zgjedh mes Ramës dhe Bashës

Nuk kam asnjë detyrim që të zgjedh mes Ramës dhe Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë

September 21, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident fatal në Elbasan, makina përplas për vdekje një grua

September 21, 2026
Bien çmimet në Europë, Shqipëria nuk ‘tundet’: Me pagë më të ulët, ushqimet i blejmë thuajse sa Italia

Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së… me çmimet e ushqimeve

September 21, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

September 21, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

September 21, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Rama me shqiptarët në Michigan: S’jemi më vend mbijetese, por shprese. Pritshmëritë janë rritur

September 21, 2026
Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com