• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ta mbyllur këtë që u hap (për Zhejin dhe të tjerët)

by Pëllumb Kulla
08/02/2017 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Nuk desha që shkrimi im i djeshëm të trazonte kaq komentatorë.

Mendoja se do të isha më i mirëkuptuar.

Synimi im ishte të shfaqja pakënaqësinë ndaj vrerit që u hodh mbi një figurë të shquar që jetoi në një periudhë e cila ende kutërbon me kërmat e saj politike.

Dhe nuk e kisha vetëm kundër Zhejit, i cili do të bënte mirë të mos merrej me shkrimin tim, por të rishikonte ngarkesat e padrejta që kish futur në të tijin.

Termin “gomar” nuk e kam përdorur në adresë të tij dhe, duke ia shpjeguar më qartë në këtë shënim, kam frikë se do ta lëndoj edhe më tepër.

Si njeri i skenës i ekranit dhe i letrave ai duhet ta dinte se Dritëroi pat shkruar një fabul që ishte agolliane në të tërë elementët e saj: kishte ajo brenda fshatar, kalë, gomar, udhë dhe mal…

Aty tregohet se si në një “udhë të ngushtë mali” ecnin pas njëri tjetrit “më parë gomari dhe më pas kali”. Fshatari që donte të ecnin një çikëz më shpejt fshikullonte vithet e kalit, aq sa hajvani i gjorë humbi durimin dhe i zbrazet të zot: si mund të shpejtojmë ne, kur ti më ke vënë përpara gomarin?! Më verë mua përpara “hë, më ruash! Dhe pastaj bjeri gomarit sa të duash!”

Kërkoj ndjesë se në librat që kam marrë me vete nuk e kam këtë fabul dhe kërkova ndihmën e kujtesës sime të lodhur. Por besoj se do të ishte një fyerje edhe për lexuesin të shpjegoj vlerat alegorike që kish ndryrë në të Dritëroi. Ama, si një hollësi kuptimplotë është kjo, që këtë fabul të bukur neve nuk na u lejua kurrë ta shfaqnim në televizion!

E përse hyn këtu Zheji?! Kjo nuk ka të bëjë asfare me të!

Në shkrimin tim unë përdorja dhe emrin e zonjës Themie Thomaj, të cilën ai e mbron kot, teksa unë nuk e fyeva atë zonjë aspak dhe kam frikë se edhe ky shpjegim e rëndon Arturin!

Ndeshja me Zhejin do të më vinte në dritë të keqe, po të qe se ai deri më sot të kishte shkruar mijëra faqe kundër diktaturës, romane kundër Enverit, të kish shigjetuar Nexhmien, Ramizin, Sigurimin, Nanon….

Dhe unë të kasha shkruar të vetmen, të vetmen fare, veprën time të djeshme në mbrojtje të pushkatimeve dhe Dritëro Agollit. Është këmbekryesisht e kundërta!

Për të 45 vjetët e fundshekullit 20 kanë vetëm një emër të zi, atë të Agollit!

Duke dashur të konkretizonte “veprën kriminalistike” të atij që kish zgjedhur ta fundoste, i atribuon poetit-kryetar të Lidhjes edhe burgimet e profesor Luarasit, e të ndjerit Minush Jero dhe ndëshkimet e shumta të Festivalit të 11 të Këngës në RTVSH.

Për tërë shqiptarët ato janë ngjarje të njohura, por mbahen mend edhe datat që kanë ndodhur këto: të parat në 1969 dhe të dytat në fillim të vitit 1973. Në të dy rastet Dritëroi nuk ishte shpënë ende kryetar për Lidhjen dhe shpata e rëndë e Enver Hoxhës kishte vringëllyer pa ndihmën e krahut të gazetarit Dritëro Agolli.

Dhe me këtë po aq sa lehtësoj Agollin lehtësoj edhe pararendësin e tij në kryesinë e Lidhjes, zotin Shuteriqi, dhe shfajësimi i tij është po me të njëjtat argumenta, pra me rrufetë që lëshonte vetë Zeusi.

Në përgjigjen që kish shpënë sot në TemA rropatej të thoshte se vrerin e kish më shumë kundër borive shurdhuese qeveritare dhe ceremonisë funerale, që sipas tij nuk bëhet në asnjë vend të botës për figura të tilla.

Ka arsye të thotë që politika me ceremoninë e tij të stilit vite ‘80 nxori përftimet e veta me lotët mbi poetin, por shfaq padituri të llahtarshme në historinë botërore të varrimeve. Po le t’ia shkundim kujtesën në rrafshin e ri kombëtar dhe le të kërkojmë ndjesë se të vdekurit nuk mund të krahasohen e lëndimi i ndjenjave le t’i faturohet Artur Zhejit: Olldashin me Agollin!

I pari ka qenë gazetar dhe i gjori Dritëro ka qenë.

Olldashi ka shkruar vjersha dhe Dritëroi po. Olldashi ka qenë ministër e deputet, ky tjetri vetëm deputet. As Zheji dhe as të revoltuarit që e rrethuan nuk bënë asnjë zhurmë dhe nuk patën asnjë vërejtje bile edhe kur për Olldashin u shpall ditë zije dhe u ulën tërë flamurët e kombit në gjysmë shtizë.

Shoqëria shqiptare edhe ndaj vdekjeve është e sëmurë, spekullatore, hileqare dhe grindavece. Shoqëria shqiptare është thellësisht e sëmurë!

Me dhjetra dhe dhjetra herë nëpër trotuare jam këthyer në heshtje me nderim nga kortezhe funerale që shpinin nëpër varreza njerëz të panjohur kurrë nga unë. Nderoja vdekjen, dhimbjen. E mos guxojë ndonjë i pacipë i këtyre ditëve, që më ka parë atëherë në të tilla qëndrime dhe të thotë se kam nderuar ndonjë sigurims. Kam nderuar vdekjen e tij! Jo atë! Dhe do të nderoja po ashtu sikur të kalonte i vdekur edhe komandanti i togës së pushkatimit të disa njerëzve të mi!

Nuk dua të le rastin pa përmendur këtu edhe alegorinë madhështore që përmban romani i Kadaresë “Koncert në fund të dimrit” i cili nga kreu në fund na rrëfente Kinën që ne po shikonim në Shqipëri.

Të dy këta personazhe historikë të letrave, më mirë se kushdo tjetër kishin marrë hua gjuhën e Ezopit dhe po fshikullonin me forcën që kishin fituar, me talentin e fuqishëm dhe me autoritetin që zotëronin atëherë. Pa përmendur emra të tjerë edhe këta të dy ishin rreshtuar shpesh në togat e shkrimtarëve dhe poetëve që hymnizonin Prijësin e Madh, por ky haraçi i tyre, tërë këto shpeza artistike mendoj se i përdorën siç përdoreshin dikur ata tubat për skeleritë rreth ndërtesave që hidhnin shtat.

Këta viganë ngritën shumëkatshet e tyre, më pas u dhanë një shkelm tubave dhe skelerive dhe na lanë të shohim e të mrekullohemi me ato që kanë ngritur.

Mjerisht nuk janë pak edhe njerëzit që nuk duan, nuk duan dhe nuk duan t’i shohin godinat e tyre madhështore! I kanë sytë akoma tek togu i skelave dhe hekurishteve te ndryshkura. Dhe, çuditërisht, askush nuk i trazon e i le të qetë në pleqëritë e tyre qindrat e qindrat e artistëve dhe poetëve që sot u kanë mbetur vetëm skelat!

Pa asnjë bina brenda tyre!

Dhe siç është zakon që pas të tilla shkrimesh, shfaqen talentet e komentatorëve më shumë se kudo tjetër, dua të nxitoj t’u them atyre të mos lodhen të kërkojnë skeleritë e mia.

Unë veç njëzë kat, një binaçkë, kisha për të ngritur.

U përpoqa dhe arrita e bëra pa to!

Next Post
FOTOT/ “I ke këmbët si salçiçe”… rrjeti shkatërron “Kim Kardashianin” nga rusia

FOTOT/ "I ke këmbët si salçiçe"... rrjeti shkatërron "Kim Kardashianin" nga rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In