• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për sulmin e TCH ndaj Fatmir Xhafës

by Bedri Islami
07/12/2018 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami

Dy netë më parë, në një emision special në Top Channel, ku dukej dora “e ngrohtë” e Drejtorit të Përgjithshëm, Ben Blushi, u transmetua një emision “investigativ”, mbi rrugëtimin politik e shtetëror të deputetit Fatmir Xhafa.

Ishte disi e papritur, pasi, zakonisht, emisione të tilla, ose bëhen për figura qeveritare të rëndësishme, ose për njerëz të botës së financës, të cilët lënë shenjë në rrugën qeveritare.

Për Fatmir Xhafën ka pasur mjaft akuza, të vjetra sa edhe fillesa e politikës plurale, të reja, aq sa janë ende të freskëta.

Ka pasur kur ai ka qenë ministër, disa herë në qeveritë e mëhershme të së majtës; ka pasur si drejtues i Komisionit të Ligjeve, këtu ka filluar një seri opozitare e pandalshme, pasi, mes të tjerave,  zoti Xhafa drejtonte edhe ngritjen e legjislacionit për Reformën në Drejtësi; ka pasur si ministër i Punëve të Brendshme, këtu janë ndezur të gjitha bateritë, duke bërë gërmime në detaje se ku ishte, çfarë bri dhe duke ngritur hipoteza nga më të padobishmet, e në fund, ka pasur edhe kur u largua nga detyra.

Por si deputet të zakonshëm, si është tani, nuk ka pasur asnjëherë dhe përgjithësisht nuk ka as për të tjerë, veçse kur emri i tyre lidhet me ngjarje bijsh e bijash, pasuri fantazmë, mesazhe dashurie, etj.

Emisioni “investigativ”, i përgatitur me dashuri e qetësi, nuk solli asgjë të re në gjithë gamën e njohur të akuzave që ka ngritur opozita. Faktet e njohura, shumë nga të cilat të përgënjeshtruara nga koha dhe të tjera që ndiqen tani juridikisht, nuk mund të mbanin mllefin e hedhur në një emision, i cili, më shumë se Xhafën e djeshëm apo të sotëm, kishin synime përtej këtyre kohërave dhe, njëkohëisht, edhe përtej tij.

Fatmir Xhafa është ministri i Brendshëm i sulmuar më së shumti, e ndoshta, duhet pranuar, më i mbështeturi nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë. Ai është ministri, të cilin, desh e refuzoi ta dekretojë edhe ish presidenti Nishani, por që, pasi bëri goditjen e tij të madhe, u largua nga detyra vullnetarisht, për të ruajtur edhe më tej integritetin e tij politik e moral. Ai iku në kulmin e një  arritje të njohur tashmë dhe kur lufta që i kishte shpallur bandave kishte arritur të dëshmonte se nuk ishte vetëm një fjalë kaluese.

Atëherë, kush, cili e përse, kaq javë pasi ai nuk është më ministër, jo befas, ndërtoi një sulm ndaj tij, dhe, duke mos sjellur asgjë të re, bëri gjithçka ishte e mundur për të goditur një njeri dhe, pas tij, edhe disa risi të sotme e të një dite të ardhshme?

Në fakt, disa nga figurat politike që morën pjesë në “ investigim”, në fakt figura të lodhura tashmë, si Kastriot Islami apo Marko Bello, kanë qenë pjesë e Lëvizjes të Mendimit Ndryshe në PS, të cilët, sëbashku me drejtorin e tanishëm të Top Channel, Blushi dhe financierin e njohur Malaj, përbënin katërshen e PS që synoi të mendonte ndryshe,  dhe të cilët, si pa të keq e braktisën njëri tjetrin, ose njëri braktisi të tjerët, të cilët, ose kaluan në heshtje, ose provuan vetmitarë të jenë në politikë, ose u hodhën në prehërin e kundërshtarit , të cilit kishin dashur tu thyenin kafkat. Politika i njeh të gjitha këto.

Afishimi i tri të katërtave të Lëvizjes së Mendimit Ndryshe në këtë emision krijon përshtypjen e parë se , e gjithë kjo, nga fillesa deri në fund, është një ngrehinë e ngritur shpejt prej tyre, një hakmarrje e vonë e ndaj njeriut që tani nuk ka pushtet.

Të jetë vetëm kjo? Përse ata zgjodhën pikërisht këtë kohë, kur Xhafa është vetmitar në mandatin e tij të deputetit, si çdo deputet i përveçëm? Ka edhe më shumë se kaq?

Duhet të jesh naiv deri në thellësi të mendosh se Xhafa paska mërzitur vetëm disa ish kolegë partiakë, që kanë ikur me kohë nga PS-ja, dhe, të cilët, nuk kanë më as forcë e as ndikim në strukturat e saj. Në PS, me ndonjë përjashtim të rrallë, askush nuk e pyet më Blushin, aq më pak Bellon e Malajn dhe as nuk duan të ia dinë për Islamin.

Interesat , si duket, janë më lart se kaq. Ajo që rrodhi në Top Channel, vetëm filtrimin mund ta ketë në studiot e saj, por fillesat diku tjetër, shumë më përtej e shumë më lart.

Në trupën drejtuese dhe ish drejtuese të PS, dalja e Xhafës krahas Veliajt, sapo la detyrën e ministrit, sikur u dha sinjalin se ai po bëhet pjesë e një elite të ardhshme drejtuese, që bashkon disa breza socialistësh.

Xhafa vjen tani në politikë si një ministër që ka pasur në duart e tij jo pak fakte, sjellje, akte , të cilat mund të përçojnë ide krejt tjera drejt një detashmenti tjetër brenda forcës më të madhe politike.

Megjithëse ai edhe mund ta mos ketë menduar fare këtë, të tjerët, duke pasur kutin e tyre, nuk e dinë se cila botë e Xhafës mund të jetë nesër para tyre, çfarë di ai më shumë se të tjerët, cilat lidhje të tij me një elitë të re drejtuese mund të jenë determinuese.

Studio e Top Channel, aq sa i ka shërbyer Blushit dhe Lëvizjes për Mendim Ndryshe, aq, e shumë më tepër, ka pasur rrjedhë nga lart, të cilat, edhe pse nuk duan të kenë gjurmën e tyre, përsëri janë të pranishme dhe vetë ato kanë bërë kujdes të duken pa u shfaqur.

Më shumë se me Xhafën si figurë politike, ajo që po përvijohet është një rrëmbim politik, për të mënjanuar disa nga figurat që duan ndryshimin e vijës së tashme brenda PS-së, animin e saj gjithnjë e më shumë drejtë së majtës, goditjen e krimit, me ose pa ngjyrim politik dhe, mbi të gjitha, kthimin e PS drejt fillesës së saj, në ato ditë kur ishte shpresë dhe mendim politik i së ardhmes.

Top Channel e bëri detyrën e tij, megjithëse gjithçka e kishte qepur me perin portokall, të dukshëm dhe të shtrembër.

Do të ketë vazhdim e gjithë kjo apo e gjitha ishte një goditje paralajmëruese, jo vetëm për të heshtur tani, por edhe për të tjerë që mund të jenë pjesë të emisioneve të tjera “investigativë”.

Top Channel hodhi zaret e parë. Të presim të tjerët.

Next Post
VIDEO/ Historiku i 105-viteve polici

Ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, efektivët me certifikatë sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In