• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për “sovranistin” maoist, Albin

by Fatos Tarifa
07/07/2023 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Nga Albin Kurti mund të presësh çdo gjë. Edhe të paimagjinueshmen. Këtë unë vetë kam një dekadë që e kam kuptuar. Shumë të tjerë, gjithashtu, e kanë ditur ose dinë.

Ajo çka më ka habitur ka qenë gjithnjë jo Albini, por ata mijëra shqiptarë të Kosovës që i shkojnë pas dhe e kanë votuar deri më sot. Më shumë akoma më kanë habitur e më habisin ata “intelektualë” nga Tirana që janë bërë më “albinë” se vet Albini.

Duke e lënë diplomacinë mënjanë, sepse diplomacia është një gjuhë, një mënyrë sjelljeje dhe një profesion që Albini nuk e njeh, me pak fjalë them atë çka unë mendoj për këtë njeri.

Filozofia politike e Albinit do të mund të quhej neomaoizëm! Një maoizëm i formës më të keqe. Albini është ndoshta i fundit i maoistëve. Dhe, paradoksalisht, në një kohë dhe në një vend kur vetëm për politikanë të kësaj shkolle s’do të duhej të kishte vend.

Albini nuk është as politikan, as diplomat. Këto dy vokacione rrinë përgjithësisht bashkë. Ai është thjesht një ideolog, madje jo një ideolog teoricien dhe, si çdo ideolog, një demagog.

“Sovranizmi” i tij është ideologjia maoiste e periudhës para se Deng Xiaoping të projektonte hapjen e madhe të Kinës për ta bërë “ëndrrën amerikane një ëndërr kineze”.

Deng e bëri proverbin e lashtë kinez “s’ka rëndësi se ç’ngjyrë ka macja, e verdhë apo e zezë, sa kohë që ajo mund të zerë minj” një parim të politikës së brendshme dhe të jashtme të Kinës postmaoiste.

Ajo politikë e hapi Kinën ndaj botës, krijoi një ekonomi leniniste tregu, e bëri Kinën pjesë të tregut dhe të organizatave globale, ekonominë e dytë më të madhe në planetit dhe nxori nga varfëria një gjysmë miliard kinezë.

Deng Xiaoping e tejkaloi Maon. Albin Kurti ka mbetur te Mao. Ose te vetvetja. Nuk e kapërcen dot mentorin e tij shpirtëror.

“Sovranizmi” albinian është një atavizëm politik maoist, një instrument ideologjik e demagogjik për të justifikuar një mungesë totale vizioni politik dhe një “idealpolitik” pa krye.

Albini, ky lider maoist, ose ata që e këshillojnë, nëse ka ndonjë grua a burrë të mençur që e këshillon, duhet mesiguri ta dijë se, në kohën tonë, ideja mbi sovranitetin shtetëror, e lidhur në mënyrë implicite ose eksplicite me një lloj ideali të shtetit modern, nuk nënkupton një sovranitet të plotë të brendshëm dhe as mundësi të pakufizuara për të marrë e zbatuar vendime në mënyrë tërësisht të pavarur prej aktorëve ndërkombëtare.

Nga një këndvështrim historik dhe global, shteti-komb modern tërësisht sovran sot përbëm një përjashtim, jo rregullin e përgjithshëm. Albini duket se ende nuk e ka kuptuar se një ndër tiparet më themelore të shoqërisë së sotme globale është ndërvarësia.

Ndërvarësia mes shteteve sot nuk është vetëm ekonomike, por është, gjithashtu, ndërvarësi funksionale dhe sistemike.

Kjo ndërvarësi është funksionale sepse fatet e çdo shteti, përfshirë edhe fatet e aktorëve globalë kryesorë, janë të ndërvarura në kuadër të organizatave dhe të institucioneve globale—Organizata e Kombeve të Bashkuara, Organizata Botërore e Tregtisë, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, NATO etj.—të cilat imponojnë rregullat e tyre mbi çdo aktor të veçantë. Madje edhe mbi hiperfuqinë e globit, Amerikën, që i ideoi dhe i krijoi këto organizata dhe, bashkë me to, rendin botëror të pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo ndërvarësi është sistemike, sepse fati i të gjithë aktorëve varet, në fund të fundit, nga një sistem i vetëm, i përbashkët, që është planeti ynë: Toka.

Kjo do të thotë se të gjithë ne ndajmë një sasi të kufizuar resursesh sistemike, që janë të domosdoshme për ekzistencën dhe funksionimin e të gjitha shoqërive që popullojnë globin tonë.

Të marra së bashku, këto tri forma ndërvarësie—ekonomike, funksionale dhe sistemike—krijojnë një formë historikisht unike ndërvarësie të plotë, e cila është mjaft komplekse, globale dhe ekzistenciale.

Ky realitet objektiv duket se është i paperceptueshëm për filozofinë maoiste dhe izolacioniste të Albinit.

Ndërsa asnjë vend i botës, as fuqitë e mëdha të kohës sonë, për arsyet e mësipërme, nuk janë e s’mund të jenë më sot tërësisht sovrane, por kanë një sovraniet—disa më pak dhe disa më shumë—të kufizuar, Albini është gati t’u shpallë luftë të giithëve për hir të sovranitetit “të pakufizuar” të Kosovës, një republikë e re, të cilën, fatkeqësisht, e drejton një qeveri e kryesuar prej tij. Dhe me të njëjtin mentalitet e pathos maoist si ai.

Po çfaj kanë populli i Kosovës dhe rinia e atij vendi që Albini dhe albinianët po i ndajnë nga miqtë dhe aleatët e tyre!

Dhe e fundit. Albini dhe lëvizja e tij maoiste e vetvendosjes erdhën në pushtet me premtimin e madh demagogjik të bashkimit kombëtar. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ishte për Albinin gjëja më e lehtë në botë. Thjesht organizo dy referendume, një në Prishtinë dhe një në Tiranë, dhe shqiptarët këtej dhe andej kufirit që na ndan me Kosovën do bashkoheshin në një shtet të vetëm.

Një mashtrim kolosal. Nga njeriu që dje, më 6 korrik 2023, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, republikës së dytë shqiptare, iu fsheh tërë zemërim dhe frikë kryeministrit të Shqipërisë që i trokiti në derë, në shtëpinë e tij.

Albinit duket se Edi Rama në Tiranë (dhe Hashim Thaçi në Hagë) i shfaqen në ëndërr. Natën dhe ditën.

Antiglobalisti Albin na u shfaq dje si një antishqiptar! Albini revolucionar në kohë paqeje. Që paqen nuk di ta ndërtojë sepse nuk e ka kuptuar se si liria dhe paqja e Kosovës erdhën nga gryka e pushkëve të popullit të saj./Dita

Next Post
Rama mbërrin në Mal të Zi, do të takohet me presidentin dhe kryeministrin malazez

Rama mbërrin në Mal të Zi, do të takohet me presidentin dhe kryeministrin malazez

Comments 1

  1. sedi says:
    3 years ago

    Eshte ngritur nje armate e tere antishqiptare, ose me mire nje kope qe i shkojne pas trimit Albin. Eshte amplifikuar media, rrjetet sociale, apinione, te gjithe revolucionistet e bulevardit deke shpresuar se ja u gjet formula e arte per te rrezuar Edi Ramen. Dhe kush e ben kete Don Kishoti, plaku qe nuk vdes dhe qe shpreson pakez drite ne erresiren e tij prej shpellari. Mjere Ju qe u shkoni pas, historia do ju ndeshkoje…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In