• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për shqiptarët e mbetur rrugëve dhe opozitarët e rrugës

by Mero Baze
30/03/2020 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gazeta TemA ka botuar sot në mesditë dy lista me pasagjerë të riatdhesuar, pas një operacioni të Qeverisë shqiptare, për njerëzit e mbetur nëpër aeroporte, njerëz pa përkrahje,  apo studentë të cilët nuk po i mbijetojnë dot mungesës së mjeteve financiare. I publikuam për dy arsye. E para, se është mirë të jenë publik emrat e tyre, në kushtet kur shqiptarë që udhëtuan në Itali javën e parë të marsit, e mbajtën fshehur atë dhe janë sot baza e përhapjes së virusit në Shqipëri, në mënyrë të papërgjegjshme.

E dyta, për të kuptuar se gjeografia e tyre, tregon se kemi të bëjmë me një listë njerëzish anonimë, të cilët i ka përzgjedhur kriteri i hallit që i ka zënë, dhe jo ndonjë arsye tjetër.

Por në situatën e jashtëzakonshme që është krijuar, redaksinë e kanë kontaktuar shumë emigrantë, kryesisht nga Greqia, por dhe disa vende të tjera europiane, si Gjermania, Italia apo Anglia, të cilët duan të kthehen në Shqipëri në këto momente dhe kërkojnë ndihmë nga Qeveria.

Nga gjithë kërkimi jonë pranë autoriteteve kufitare, Ministrisë së Jashtme dhe Ambasadave tona përkatëse, rezulton se Qeveria në këto ditë të vështira, nuk ka as mundësi, dhe as prioritet, të gjurmojë shqiptarët që janë shpërndarë nëpër botë e t’i rikthejë me shpenzimet e saj në Shqipëri, përveç kategorive që përmenda më sipër, të cilët janë njerëz që karantina i kapi në kufij, apo në rrugë për Shqipëri.

Dhe në këtë pike, nuk mund të t’i kërkohet të bëjë më tepër. Prioriteti i Qeverisë është mbajtja nën kontroll i gjendjes brenda vendit, dhe jo marrja me operacione fluturimi në gjithë Europën, për të sjellë brenda qytetarë që kanë shkuar aty për hallet e tyre dhe për t’i shoqëruar pastaj nga pikat kufitare në shtëpi, për t’i futur në karantinë. Eshtë mision i pamundur. Edhe pse është e dhimbshme, ata duhet ta përballojnë këtë situatë aty ku i ka zënë.

Një situatë dhe më e vështirë është në Greqi, ku ka shumë punëtorë sezonalë, nga ata që nuk kanë as leje qëndrimi. Qeveria greke i ka bërë të ditur Qeverisë shqiptare se kufirin tokësor me Greqinë e ka të hapur për çdo këmbësor që dëshiron ta kalojë atë. Kjo do të thotë që çdokush që mund të arrijë në kufi, mund ta kalojë atë, por në kufirin shqiptar, do të ndeshet me mungesën e transportit, kontrollin shëndetësor dhe karantinën e detyrueshme.

Ndaj në këtë pikë, edhe ata e kanë më të lehtë të rezistojnë aty ku janë, sa të kalojë kjo periudhë ekstreme, se sa të shtojnë më shumë rreziqet për vete dhe të tjerët.

Thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, përfshi dhe Greqinë, janë treguar mirëkuptuese për afatin 90 ditor të lejes së qëndrimit, dhe ky është i vetmi moment që Qeveria mund të angazhojë diplomacinë e saj për ta zgjidhur çështjen e penaliteteve për këtë gjë, pasi kjo është çështje dilpomatike.

Operacionet e tjera janë tejet të vështira, me plot rreziqe për situatën epidemike në vend, dhe ndoshta të pamundura. Ndaj është rasti që rritet pritshmëria për një operacion që nuk ka për të ndodhur, në një kohë që Qeveria penalizon me gjoba ata që lëvizin nga një pallat në tjetrin.

Nga ana tjetër, kjo çështje po tenton të kthehet në debat politik nga “grupi i gatshëm epidemiologjik opozitar”, që zakonisht kryesohet nga Tritan Shehu. Është i njëjti papagall që ulëret pse Qeveria shqiptare nuk i mbylli kufijtë qysh në janar. Tani bërtet përse Qeveria shqiptare nuk sjell gjithë shqiptarët kudo në botë, me lekët e saj në Shqipëri, në mes të pandemisë.

Pastaj vjen Lubonja, i cili ka lëvizur nga Firence në Tiranë, dhe këtu ndjehet i stresuar nga izolimi, stres të cilin përpiqet ta lehtësojë duke ja kaluar shoqërisë.

Duke kthyer në profesion konsiderimin si fakt, të çdo thashethemi politik , ai fillon fjalinë: “siç dëgjova që thonë” dhe e ka çuar më tej malinjitetin në ekstrem, duke thënë që Qeveria shqiptare i ka përzgjedhur politikisht këta që ka sjellë me aviona.

Një malinjitet i tillë, i cili luan me dëshpërimin e plotë të shqiptarëve të mbetur në Europë nga kjo situatë, është në të vërtetë një nga viruset më të këqinj, që i është bashkangjitur koronavirusit.

Ambasadat tona në Perëndim, sidomos ato në Greqi, Romë, Londër apo Berlin, që janë me nga 3 a 4 persona gjithësej, në mes të rrezikut të pandemisë, as kanë shans të menaxhojnë fluksin e dëshpërimit të qindra mijëra qytetarëve, të cilët të panikosur nga situata atje, duan të jenë në Shqipëri në këto momente.

Nuk munden, por edhe sikur të mundeshin, nuk duhet ta bëjnë këtë në këtë muaj. Epidemia është një fatkeqësi që përballohet aty ku të zë. Eshtë fat i keq të të zërë rrugëve të botës, por jo ndonjë fat i madh të të zërë në Shqipëri. Përballimi i saj, është vetëm izolimi.

Kurba e përhapjes në Shqipëri po reagon mirë, duke mbajtur ende nën kontroll shpërthimin. Nuk dua të bëhem më malinj se këta kritikët, por më duket sikur këta janë të shqetësuar pikërisht nga shifrat e mira të Shqipërisë, dhe tani duan doemos që ajo kurbë të rritet e të shpërthejë si në Itali, dhe pastaj, larg qoftë, po mbeti gjallë Tritani dhe Lubonja, të thonë që këtë e bëri Qeveria se solli të sëmurët nga jashtë me avionë.

Eshtë pak a shumë si ankesa e Fatos Lubonjës për 30 mjekët që shkuan për solidaritet në Itali. Sipas tij, Edi Rama ka burgosur popullin e vet dhe ndihmon Italinë, si regjimet e Kubës apo Rusisë.

Nga ana tjetër ankohet se karantina në Shqipëri është deprimuese dhe mund t’i dobësojë imunitetin. Pra sipas tij, Rama kërkon ta vrasë, se po i dobëson imunitetin, duke i thënë rri brenda. Dhe duket sikur thotë që këtë karantinën Rama e ka vetëm për armiqtë e vet. Mirë shkruante një komentues poshtë shkrimit të tij: “Po dil mo burrë se ta paguaj unë gjobën, por gjej dikë të të paguajë funeralin”.

Next Post
Hebreu dhe myslimani luten së bashku / Foto bën xhiron e botës!

Hebreu dhe myslimani luten së bashku / Foto bën xhiron e botës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In