• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për shkarkimin me ‘qetësi’ të presidentit në Shqipëri dhe një ‘princ’ i ‘zgjedhur’ nga SHBA

by Java News
01/07/2021 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë njohur ndonjë mbretëri, në historinë e tyre.

Amerikanët vetëm në përralla i dëgjojnë dhe kur rriten i mësojnë nga historia e pasur e Europës, ose në udhëtimet jashtë, fjalët “mbret”, “mbretëreshë”, “princ” dhe “princeshë”.

Disa vende të Europës pas Revolucionit Francez i kanë ruajtur mbretëritë më tepër si “relike”. Ato e shohin të tepërt emërimin e një Presidenti nga Parlamenti. Për të funksionuar demokracia pa ndonjë përplasje institucionale dhe të panevojshme, mjafton që Kuvendi të formojë me shumicën e tij qeverinë, prandaj ndoshta vende si Britania, Holanda, Belgjika, Spanja, Suedia etj, kanë preferuar që të mbajnë këtë lloj qeverisjeje, pa president, në demokracitë e tyre.

Më e njohura ndër mbretëritë evropiane është ajo e Britanisë. Mbretëresha kryen thuajse funksionet e Presidentit në vendet që kushtetuta i njeh si Republika Parlamentare, si në Shqipëri.

Franca përmes Revolucionit të famshëm u nda me shumë dhimbje nga mbretëritë. Ajo është sot Republikë Presidenciale. Demokracitë në Gjermani, Itali, Greqi, Kroaci, dhe në shumicën e vendeve të tjera të Europës, përshi edhe Shqipërinë e Kosovën, janë Republika Parlamentare. Parlamenti është organi më i lartë, pasi, përmes shumicës formon qeverinë dhe emëron presidentin. Sipas Kushtetutës, Parlamenti në Republikat Parlamentare, ka fuqinë edhe t’i shkarkojë ata.

Në Francë dhe çdo vend tjetër të Europës do të ishte fyese nëse sot, një zyrtar i huaj do të takohej me Presidentin, kryetarin e opozitës dhe do të anashkalonte kryeministrin, për të takuar në vend të tij ndonjë trashëgimtar të familjes mbretërore.

Edhe në Gjermani do të ndodhte e njëjta gjë, nëse një zyrtar i huaj do të takohej me kancelaren dhe kryetarin e opozitës dhe do të shmangte Presidentin. Por nga ana tjetër, nëse zyrtari i një vendi të huaj gjen kohën e duhur për të vizituar në shtëpi ndonjë trashëgimtar të familjes mbretërore, kjo do të çudiste edhe vetë trashëgimtarin e familjes mbretërore.

Pyetja që shtrohet është: A njeh sot SHBA institucionin e presidentit të Republikës së Shqipërisë?

Ndihmës-sekretari i shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, i shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Shqipëri, kreu një vizitë edhe në shtëpinë e Leka Zogut, trashëgimtari i Mbretit Zog. Zyrtari i lartë amerikan u prit nga Leka dhe bashkëshortja e tij, Elia.

A është vizita te “princi” një mesazh i qartë politik se në Shqipëri, para se te merret vendimi i  Gjykatës Kushtetuese, presidentin e ka ‘shkarkuar’ SHBA-ja?

Vetë Leka ka kohë që e quan veten “Princ”. E thërrasin thuajse të gjithë, edhe mediat. Por Kushtetuta e Shqipërisë, që pas Luftës së II Botërore, nuk njeh as “Mbretëri” dhe as “Principatë” në Shqipëri. Në jetën e përditshme fjalët “mbret”, “princ” “mbretëreshë, “president” i has kudo dhe i përdor si të duash. Për shembull “princi” i Libofshës, “presidenti” i Tërbunit, “mbretëresha” e Instagramit, “mbreti” i muzikës ‘Rock’, “presidenti” i Peshëngritjes, “princesha” e babit etj.

Por si mund të ngatërrohet “Princi” i një monarkie që nuk ekziston në kushtetutë me Presidentin në një Republikë të pastër Parlamentare, siç është Shqipëria?

Pavarësisht se të gjithë e thërrasin si “Princ”, Leka në fakt, ndryshe nga princërit dhe princeshat e tjera të Europës nuk përfiton asgjë, nuk merr asnjë privilegj nga shteti. Sepse nuk e njeh kushtetuta si të tillë.

“Princi” Leka, nipi i Ahmet Zogut, prej 70 vitesh pas rrëzimit të monarkisë në Shqipëri po bën përpjekjet e tij politike, ndonëse të zbehta, për të realizuar qëllimin e të atit dhe gjyshit; rikthimin e monarkisë në Shqipëri. Megjithatë kishte një kontradiktë të madhe, kur Leka u punësua pak kohë më parë këshilltar i Presidentit të Republikës , kur në drejtim të presidencës ishte Bujar Nishani.

Nuk është e qartë se çfarë punë bën aktualisht Leka, ndërsa ka zëra që thonë se i është afruar edhe një post i rëndësishëm në Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Elia Zaharia Zogu, bashkëshortja e tij aktore, pas martesës me Lekën, është shkëputur nga aktrimi.

Pasardhësi i vetëm i familjes mbretërore megjithatë nuk është e qartë se edhe për sa kohë mund të jetojë pa punuar dhe sa është pasuria që iu la trashëgimi mbreti Zog, ndërsa kanë edhe një fëmijë.

Ndërsa arritja më e madhe politike e trashëgimtarit të mbretit Zog është vizita surprizë e një zyrtari të lartë amerikan, në shtëpinë e tij. Përpjekja dhe origjinaliteti i Lekës për t’a kthyer Shqipërinë në një monarki Kushtetuese, siç funksionojnë sot shumë nga demokracitë  e zhvilluara të Europës, ka marrë vlerësimin e parë të rëndësishëm nga Amerika. Ose, siç politika amerikane flet “me qetësi”, SHBA mbase ka dashur t’i thotë përmes “princit” të vet Shqipërisë, se ajo sot ka mbetur pa president!

Next Post
“Non grata” e të shkarkuar/ Ku janë gjyqtarët e denoncuar nga Tahiri për lirimin nga burgu të kriminelëve! Çuçi, një tjetër ‘listë të zezë’

"Non grata" e të shkarkuar/ Ku janë gjyqtarët e denoncuar nga Tahiri për lirimin nga burgu të kriminelëve! Çuçi, një tjetër ‘listë të zezë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In