• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Për “Revolucionin Popullor” Nr. 2, të udhëhequr nga Ilir Meta

by Alfred Peza
18/02/2020 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Të hënën e kësaj jave, kur vëmendja e shqiptarëve ishte paradite tek 12 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe pasdite tek Konferenca e Donatorëve për projektin e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, Ilir Meta ishte më aktiv se çdo herë tjetër. Kërkoi të tërhiqte vëmendjen me çdo kusht, për ti detyruar prozhektorët e interesit publik, që të binin mbi të.

Paradite doli në një konferencë të (Jashtë)zakonshme shtypi nga Presidenca. Në darkë, në ekranin e një televizioni kombëtar, përballë gazetarëve. Shqetësimi i tij lidhej me një ndryshim ligjor të bërë sëfundi në Parlament, që ka të bëjë me momentin e betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, në rast se Kreu i Shtetit nuk e zhvillon këtë ceremoni, brenda afatit të sotëm që përcakton dokumenti themeltar i shtetit.

E thënë më thjeshtë, ky ndryshim zhbllokon ngërçin artificial të krijuar, duke i hapur rrugën nisjes së funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Një nga vendimet e para që pritet të marë kjo gjykatë, besohet se do të jetë gjykimi i aktit të mundshëm të mazhorancës parlamentare, për shkarkimin e Presidentit të Republikës. I pyetur nga gazetarët nëse Ilir Meta është i përgatitur edhe për këtë skenar, ai u përgjigj:  “Jam përgatitur për të gjithë skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se te më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore”.

Se çfarë nënkuptonte Kreu i Shtetit me këtë, u sqarua një ditë më pas, kur u takua me Kryetarin e PD Lulzim Basha, i cili e harroi fushatën me imazhin e ri që ka tentuar të krijojë ditët e fundit duke u rikthyer në origjinë. Brenda 7 minutave të një prononcimi për gazetarët, ai e përsëriti 9 herë fjalën “rrotacion”. Si për të vërtetuar se nuk kishte fare hallin e Ilir Metës, pasi ai për vete deklaroi se do futet në zgjedhje. E vetmja frikë, ishte se mos po i prishej ëndrra me Kryeministër, që ka nga 2013 që e sheh rregullisht në gjumin e tij të gjatë opozitar.

Kur u kuptua kjo, përmes zëdhënësit të tij, Presidenti i Republikës e sqaroi vetë skenarin e ri me të cilin beson se po kërcënon mazhorancën. Pikërisht në 18 shkurt, fiks në 1 vjetorin e marrjes së vendimit nga forumet drejtuese të partive të “Opozitës së Bashkuar” për të djegur mandatet e deputetëve dhe fillimit të “Revolucionin Popullor” Nr. 1, ai shpalosi skenarin për “Revolucionin Popullor” Nr. 2.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do të zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e “Gushtit të Shtetit”. Bëni durim! Dekretet do ti zbatojë populli shqiptar!”,- tha zëdhënësi i Metës.

Pika që e lidh skenarin e 18 shkurtit 2020 me atë të 18 shkurtit 2019, është se edhe atëherë, edhe sot udhëheqësit e “revolucioneve” kanë folur në emër të popullit. Historia na mëson se “për popullin” dhe “në emër të popullit” kanë folur vetëm bolshevikët. Ata udhëhoqën vërtetë një lloj revolucioni, fundi i të cilit dihet tashmë, por ne kemi 30 vjet që jetojmë në një epokë tjetër. Ndaj ta shesësh sot hallin tend personal, si hall kombëtar, është më shumë se fyerje inteligjence për qytetarët shqiptarë.

Ndryshimi mes dy “revolucioneve” të dy viteve të fundit, qëndron në faktin se atë të vitit të kaluar, e udhëhoqi Lulzim Basha. Ndërsa këtë të këtij viti, e ka marë përsipër që ta udhëheqë me sa duket, Ilir Meta.

Ndryshimi tjetër është se udhëheqësi i opozitës edhe ka ndodhur që të udhëheqë ndonjë revolucion të vërtetë që buron nga poshtë, por jo një si ai i opozitës sonë që u nxit artificialisht prej saj, nga lart. Por që një revolucion kundër mazhorancës legjitime, të votuar përmes një procesi të çertifikuar zgjedhor, ta udhëheqë ai që me Kushtetutë konsiderohet si “përfaqësues i unitetit të popullit”, kjo as është parë e as është dëgjuar ndonjëherë në historinë e botës demokratike.

Ndaj pasi kemi parë të gjithë sesi përfundoi “Revolucioni Nr. 1” i udhëhequr nga Lulzim Basha, jemi shumë kuriozë që të shohim sesi do të përfundojë “Revolucioni Nr. 2”, që do të udhëhiqet nga Ilir Meta. Jo për gjë, por që të kemi mundësi, që edhe të qeshim nga pak. Sepse siç e dini të gjithë tashmë “historia përsëritet dy herë. Herën e parë si tragjedi, herën e dytë si komedi!”

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Si dy plaka që mallkojnë: “S’keni për t’i gëzuar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

Salianji ankohet në organet e PD: Përjashtimi im, i pavlefshëm! Berishës i ka mbaruar mandati

May 18, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

“Mami Rajmonda vinte vërdallë”, Hila ironizon këngën “Nan”: I kujtoi Europës që mbjellim bar në Angli

May 18, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

“Kafazi në sallën e gjyqit nuk parashikohet në ligj”, Jaho: Kushtetuta kërkon qartë trajtim njerëzor dhe…

May 18, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

Integrimi, të martën vendoset për negociatat, ja vendet që kërkojnë ashpërsim të kushteve

May 18, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Pezullohet efektivi i plagosur në Shkozë! Zbardhet dinamika e atentatit, Policia në kërkim të 2 vëllezërve

May 18, 2026
Hoxha: Në një epokë të shënuar nga dezinformimi, gazetaria e pavarur duhet mbrojtur

Hoxha: Në një epokë të shënuar nga dezinformimi, gazetaria e pavarur duhet mbrojtur

May 18, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 19 Maj 2026

May 18, 2026
E mitura vuan nga sëmundja e rëndë, familjarët apel për ndihmë

E mitura vuan nga sëmundja e rëndë, familjarët apel për ndihmë

May 18, 2026
Protesta e radhës në qershor, Berisha: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Protesta e radhës në qershor, Berisha: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

May 18, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Qeveria shtyn afatin për stacionet e plazhit! Kontratat do të lidhen deri në fund të qershorit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In