• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për qetësinë e Bashës dhe mungesën e dashurisë së Metës

by Alfred Peza
19/10/2020 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Është shumë e njohur tashmë për mbarë publikun shqiptar, shprehja “me qetësi dhe dashuri” që ka për autor Ilir Metën. Ishte sllogani që simbolizonte jo vetëm atë vetë si lider politik, por edhe atë çfarë donte që të përfaqësonte LSI për qytetarët.

Ishte koha kur Ilir Meta u bë Kryetar i Parlamentit, gjatë mandatit qeverisës në aleancë me PS, në vitet 2013-2017. Ndërsa sot pas 4 vjetësh në opozitë, kur kanë mbetur vetëm 6 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, qevetësia dhe dashuria janë prishur keqas në kampin e LSI.

Kjo tregon se Ilir Meta nuk është ndër ato lloj liderësh politikë, që sa më keq i ka punët, aq më shumë optimizëm e siguri reflekton përpara opinionit publik. Përkundrazi. Sa më mbroth që i shkojnë punët aq më shumë “qetësi dhe dashuri” transmeton. Sa më keq i ka ato, aq më shumë mungesë qetësie rrezaton dhe aq më shumë gjuhë “urrejtje” përdor.

Nisur nga ky përcaktim, kuptohet fare qartë se në këtë periudhë, duket që nuk i ka politikisht edhe aq mirë punët sa do të donte ti kishte si dikur. Ndaj, e shohim të reagojë me nervozizëm dhe është gati ti shpallë luftë gjithë botës, derisa të gjejë qetësinë e shprishur.

Nëse do të ishte një hall i përbashkët opozitar, me të njëjtën mënyrë si Ilir Meta i bie që të reagonte publikisht, edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Por, krejt e kundërta është e vërtetë në këtë rast. Qasja e Lulzim Bashës duket të jetë në kontrast të thellë me diskursin dhe imazhin publik që përcjell Kryetari i Shtetit.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një Lulzim Bashë që duket se e ka marë fushatën elektorale pas 8 vjetësh në opozitë, “me qetësi dhe dashuri”. Shenjë e sigurtë kjo,- nëse e përkthejmë sipas qasjes së Ilir Metës,- se në këtë periudhë kryetarit të Partisë Demokratike po i shkojnë të gjitha punët fjollë.

Ndryshe nga Presidenti i Republikës që e përmend çdo ditë, Lulzim Basha nuk ka shfaqur asnjë shqetësim, në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes përfaqësuesit të PS dhe opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Këshillit Politik. Lulzim Basha nuk duket të ketë madje ankesa as për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, as për amendamentet që u reflektuan në Kodin Zgjedhor në lidhje me pragun kombëtar, me listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore.

Duke parë këtë kontrast kaq të thellë qëndrimesh publike, mes dy liderëve kryesorë politikë në opozitë në raport me Kryeministrin Edi Rama, pyetjet që shtrohen janë: A janë sot Lulzim Basha dhe Ilir Meta në të njëjtën gjatësi vale opozitare ndaj mazhorancës? A janë PD dhe LSI në sinkron me njëra tjetrën për gjithçka opozitare në këtë periudhë? A janë dy partitë më të mëdha të “Opozitës së Bashkuar”, në të njëjtën vijë të luftës politike, përballë sfidës së zgjedhjeve të pranverës?

Nëse do të merni tre përgjigje “jo”, kuptohet fare lehtë, se të treja pyetjet të çojnë tek një JO shumë e madhe. Çka tregon se Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë sot një problem mes tyre. LSI ka një problem aq të madh përballë PD, sa edhe ai që kanë përballë PS dhe Kryeministrit Edi Rama. Kjo u reflektua tek “një deklaratë që Metës i doli nga shpirti për Bashën”, kur foli për pengmarrjen e tij, duke e krahasuar me rastin e Izetbergoviç, Presidentit të parë të Bosnje Hercegovinës pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Kjo do të thotë se brenda opozitës nuk kemi një qëndrim të unfikuar kundër mazhorancës aktuale. Sot duket se kemi dy pole të ndryshme, në antagonizëm të thellë politik me njëra- tjetrën, po aq sa edhe PD e LSI bashkë përballë mazhorancës socialiste.

Pyetja e fundit që lind është: Përse Edi Rama si lider i PS është duke shkuar drejt zgjedhjeve “me qetësi dhe dashuri”, sikundër Lulzim Basha në krye të PD, ndërsa Ilir Meta është e kundërta e tyre? A reflekton kjo, frikën e LSI përballë rezultatit të zgjedhjeve të nesërme? Me siguri që po. Por përpara se të shkojmë atje, një rrethanë tjetër duket se e favorizon prishjen e kësaj klime, në kampin e LSI.

PD dhe Lulzim Basha duket se do të dalin me koalicion më vete në zgjedhje. Kjo detyron LSI që të krijojë koalicionin e saj. Kjo formulë nuk i garanton LSI pas 26 prillit me sa duket, pozicionin e kingmaker-it që ka patur në skenën politike shqiptare, si në periudhën e artë kur Presidenti i sotëm e udhëhiqte “me qetësi dhe dashuri”. Me këtë me sa duket shpjegohet “qetësia” e sotme e Bashës dhe mungesën e “dashurisë” së Metës!

Next Post
Lei Kraja paralajmëron burrin: I shkreti ai që do të hyjë në shtëpinë time…

Lei Kraja paralajmëron burrin: I shkreti ai që do të hyjë në shtëpinë time...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In