Shkon për pushime në Greqi, por udhëtimi kthehet në makth. 14-vjeçarja u detyrua të prostituonte. Për 7 vite me radhë ajo ka përjetuar makthin, ndërsa rrefeu se e ka kaluar natën e parë të “punës” me 110 burra që kanë abuzuar me të.
E reja sot 25-vjeçare ka vendosur të tregojë historinë e saj për Mirror. Ai që u bë tutori i saj në moshën 14-vjeçare, është personi me të cilin u dashurua gjatë pushimeve.
“Një natë më çoi në një dhomë, duke më thënë të prisja. Atë ditë erdhi një burrë i cili më dhunoi dhe më la 50 euro në krevat. Atë natë, do ta ndiqnin edhe 109 të tjerë”, rrëfeu vajza e tronditur.
Pas vitesh me këtë jetë, ajo pësoi një problem psikik dhe u kurua. Pikërisht në atë kohë gjeti kurajon të denonconte historinë e saj.
Pas shumë vitesh, është kontaktuar e ëma e vajzës e cila mundi të përqafojë sërish vajzën e saj, që mendonte se e kishte humbur përgjithmonë.