Për pesë vjet nga Maqedonia kanë ikur 300 shkencëtarë
Gjatë pesë viteve të fundit, Enti Shtetëror i Statistikave ka evidentuar se nga Maqedonia kanë ikur gjithsej 5.081 banor, prej të cilëve 300 janë shkencëtarë, transmeton zhurnal.mk.
Vitin e kaluar, 740 nënshtetas të Maqedonisë janë lajmëruar se po largohen nga Maqedonia.
Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se thuajse gjysma prej tyre janë vendosur në vendet evropiane, edhe atë në Gjermani, 101, Zvicër, 39, në Suedi, 31, Itali, 29, Holandë, Slloveni. Në kontinentin amerikan për një vit janë vendosur 234 banor të Maqedonisë.
Prej tyre, në SHBA gjenden 202, ndërsa në Kanada 32. Në Australi kanë ikur 182, dhe vetëm një është vendosur në Zelandën e Re.