• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dështon largimi i barrikadës mbi urën e Ibrit

by
14/10/2015 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralajmërimet për largimin e barrikadës të ashtuquajtur “Parku i paqes” mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, si dhe rivitalizimi i urës që ishte parashikuar me marrëveshjen e Brukselit, nuk do të realizohen as nesër më 15 tetor.

Një burim i KosovaPress-it brenda komunës veriore të Mitrovicës, ka thënë se “Parku i paqes” nuk do të largohet deri në një afat kohor të papërcaktuar, për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë.

“Ngjarjet e fundit që po ndodhin gjithandej Kosovës, duke përfshirë edhe protestat kundër ‘Zajednicës’ janë arsyet pse është shtyrë heqja e parkut”, ka thënë për KosovaPress ky burim.

Ndërsa, kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka deklaruar për mediat serbe se punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër të paralajmëruara më 15 tetor nuk do të zhvillohen derisa të nënshkruhet memorandumi mes dy komunave të Mitrovicës, i cili përcakton kufirin në mes të këtyre komunave.

Sipas tij, ky memorandum është dashur të nënshkruhet më datë 10 tetor, nga i cili tre fshatra të banuara me shumicë shqiptare, Suhodoll, Gushavc dhe Vinarc, do t’i takojnë komunës veriore të Mitrovicës, për çka nuk është pajtuar kryetari i jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ura kryesore mbi lumin Ibër është mbyllur për qarkullimin e automjeteve që nga korriku i vitit 2011, pasi serbët vendosën barrikadën për të kundërshtuar në këtë mënyrë prezencën e institucioneve të Kosovës në atë pjesë.

Next Post

De Biasi, një “përqafim special” nga Matteo Renzi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com