• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për pak shpresë

by
07/05/2015 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerina Karagjozi

 

Fillimisht na ftuan të shprehim vullnetin tonë politik si qytetarë të përgjegjshëm përpara kutive të mbledhjes së fletëve shumëemërore një herë në tre vite. Çdo cikël që mbushej në mënyrë të përsëritur me tipare aq të ngjashme e deri diku dëshpëruese, përveç fletëve gjithnjë e më të mëdha, e formulave zhgënjyese gjithnjë e më trishtuese, shoqërohej me të njëjtën ndjesi boshllëku në prag të përfundimit të tij.

Ndoshta tre vite nuk ishin mjaft ndaj i bënë katër, si për të na bindur ne qytetarëve të verbër se ky qytet, por dhe ai qytet, por dhe kjo lagje, por dhe kjo rrugë, por dhe këto trotuarë, por dhe këto biznese të vegjël, por dhe vendparkime, por dhe vend-grumbullime mbeturinash, por dhe këto çerdhe dhe kopshte ku dërgojmë fëmijët, meritojnë më shumë vëmendje. Guxoj me tepër kurajo të them më shumë, pasi realisht jam tepër e paqartë për vëmendjen që realisht kanë marrë në këto vite.

Dhe të numërosh njësitë bashkiake të kryeqytetit, apo të konsultosh hartën e ndarjes administrative të zonave që mbulon seicila njësi, mund të duket impresionuese, por kur kalon pranë një ndërtese tejet të amortizuar e madje të një stili aspak dinjitoz për të gjithë atë simbolikë që mbart, për ata qytetarë që përfaqëson e për ata punonjës që ushtrojnë shërbimet e tyre ndaj nesh, është pak e thënë zhgënjim.

E çfarë strategjish mbresëlënëse mund të presësh nga punonjësi i mbyllur në një zyrë të vogël, të errët, me ndriçim minimal dhe pas kangjellash të hekurta, pjesë e zyrave të krijuara në nëndarje hapësirash të paqëna brenda një ngrehine njëkatëshe me çati në nevojë urgjente për t’u rindërtuar. Punonjësi i sigurisë qëndron tek dera ulur në një tavolinë që nuk mban asnjë letër apo formë tjetër regjistrimi të personave që hyjnë në institucion. Është i sjellshëm dhe nëse i ofrohet ndonjë ëmbëlsirë tradicionale nga të sapolidhurit në martesë, me mirësjellje vë dorën mbi kraharor dhe shpreh përkatësinë e tij fetare duke kërkuar ndjesë për pamundësinë e tij për të konsumuar ushqim deri në përfundim të orarit të sakrificës për hir të ritit të sakrificës.

Sanitarja tepër dashamirëse kujdeset që të gjithë punonjësit e pakët të pranishëm të marrin falenderimet, buzëqeshjet dhe uratat e merituara në shërbim të qytetarëve. Ata janë thjesht bujqit që punojnë arën në kushte primitive me mjete rrethanore që u ndihin në përmbushjen e misionit të tyre të përditshëm. Dhe ne kërkojmë standarte të larta, strategji, politika zhvillimi, zbatim projektesh dhe idesh…

Shushurimat e qytetarëve në rradhë për të marrë shërbimet e kërkuara, ndërthuren me hapje-mbylljet e dyerve pas dyerve të nëpunësve në shërbim të popullit. Një makinë ndalon para dritares dhe bie heshtja. Është drejtuesi i zgjedhur i njësisë i cili zbret dhe rrezaton pushtetin qytetar mbi sovranin.

E uruan, i falenderoi, disa kritika shpotitëse në ajër, dhe sërish uji i lumit që na pret udhën rrodhi njësoj në shtratin e papërfunduar e të lënë në gjendje natyrore në kanalin e tij dhjetëravjeçar të mbushur me lloj-soj papastërtish, e inertesh. Ikën dhe erdhën, ikën për ardhur sërish mes flamujsh shumëngjyrësh, të shpalosur e palosur edhe më shumë, faqendërruar por gjithnjë të bindur në fitore, të padiskutuar e palëkundur në të qënit aty në vijën e parë e të vështirë të drejtimit të kësaj ane.

Do të kemi zgjedhje vendore sërish mendoj, por shpresa dhe besimi se gjërat do të përmirësohen po më venitet…

 

Next Post

Mrekullitë ndodhin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In